BotëBotë.PortalSvet.Slajder

IATA: Kompanitë ajrore për shkak koronavirusit të ri do të humbin 63 miliardë dollarë

Shoqata ndërkombëtare e qarkullimit ajror (IATA) publikoi vlerësim të ri të humbjeve në nivel vjetor në industrinë ajrore për shkak epidemisë të koronavirusit të ri.

Monteral, 8 mars 2020 (MIA) – Shoqata ndërkombëtare e qarkullimit ajror (IATA) publikoi vlerësim të ri të humbjeve në nivel vjetor në industrinë ajrore për shkak epidemisë të koronavirusit të ri.

Sipas vlerësimit paraprak të IATA, të publikuar para 14 ditëve, humbjet globale në industrinë ajrore do të arrinin rreth 30  miliardë dollarë, ndërsa sipas vlerësimit më ri do të ishte 63 deri 114 miliardë dollarë.

Më shumë është prekur rajoni Aziatik-Paqësor (Kina, Austria, Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut) në të cilat humbjet këtë vit mund të arrijnë deri 58 miliardë dollarë.

Në Kinë janë prekur të gjithë transportuesit ajror ndërsa më së shumti kompania “Hainan erllajns”,e cila kërkoi ndihmë financiare nga shteti dhe është në proces rikonstruimi. Sipas vlerësimit të IATA,. Kina këtë vit mund të humb 22 miliardë dollarë.

Kompania ajrore nga Hong Kong “Kethaj pacifik” ka aterruar 120 prej gjithsej 160 aeroplanëve dhe 75 për qind nga të punësuarit i ka dërguar në pushim pa pagesë.

“Luftahnza” për shkak anulimit të fluturimeve drejtë Azisë aterroi 150 aeroplanë gjegjësisht një të pesën e flotës së tyre.

Kompania amerikane “Juanjted Erllajns” gjithashtu e ka ulur qarkullimin ndërkombëtar për një të pestën, ndërsa “British ervejs” kumtoi se këtë muaj ka anuluar 216 fluturime drejtë destinacioneve në Amerikë dhe Evropë, ndërsa paraprakisht ka anuluar fluturime drejtë Azisë. sn/

 

Таг
Back to top button
Close
Close