0_Sport,PortalFutboll

I rrejshëm është lajmi se Dibala ka koronavirus

 Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dibala nuk është infektuar me koronavirus,  edhe krahas pohimeve të gazetës së Venezuelës "El Nasional", e cila shkruajti se argjentinasi është nën karantinë.

Torino, 13 mars 2020 (MIA) – Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dibala nuk është infektuar me koronavirus,  edhe krahas pohimeve të gazetës së Venezuelës “El Nasional”, e cila shkruajti se argjentinasi është nën karantinë.

“Lajme të rrejshme”, shkruajti Romeo Agresti, gazetar i afërt me Juventusin, në koment në Tuiter.

“Pas zërave se Dibala është pozitiv ndaj koronavirusit, unë kontaktova me të. Kjo nuk është e saktë. Paulo është në gjendje të shkëlqyer. Të gjithë lojtarët e Juventusit do të testohen të hënën” deklaroi korrespondenti i ESPN – Andres Angula.

Lojtari i vetëm i “bjankonerëve” për të cilin zyrtarisht  është konfirmuar se ka koronavirus është Daniele Rugani.

Si rezultat, 121  persona nga personeli i klubit, duke përfshirë futbollistë dhe trajnerë, ishin  vendosur në karantinë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close