EvropëEvropë.Portal

Hulumtim: Tre për qind e holandezëve kanë antitrupa të koronavirusit

Studimi për  mostra  nga donatorë holandez të gjakut tregoi se rreth tre për qind prej tyre  kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit të ri,  që tregon në përqindjen e  popullatës e cila veçmë është infektuar me këtë sëmundje, kumtuan autoritetet  shëndetësore holandeze të enjten.

Amsterdam, 16 prill 2020 (MIA) – Studimi për  mostra  nga donatorë holandez të gjakut tregoi se rreth tre për qind prej tyre  kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit të ri,  që tregon në përqindjen e  popullatës e cila veçmë është infektuar me këtë sëmundje, kumtuan autoritetet  shëndetësore holandeze të enjten.

Kryeshefi i Institutit shëndetësor kombëtar Jaap van Dishel i shpalli rezultatet e studimit në Parlament.

“Studimi tregon se rreth tre për qind e holandezëve kanë zhvilluar antitrupa të koronavirusit. Nga kjo mund të konfirmohet se bëhet fjalë për  disa qindra mijë njerëz në vendin me 17 milion banorë”, tha Van Dishel.

Në Holandë deri tani janë konfirmuar 28.158 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri,  por momentalisht testohen  vetëm rastet më të rënda dhe punonjësit shëndetësor.

Organizata kompetente për dhurim vullnetar të gjakut në Holandë më 19 prill paralajmëroi se do të fillojë me testimin e rreth 10.000 mostrave me gjak në javë, por që rezultatet  do t’i japë vetëm  Instituti Kombëtar Shëndetësor.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close