BotëBotë.Portal

Hulumtim: Kovid 19 mund të përballet me lagështi relative prej 50 për qind

Koronavirusi i ri Kovid-19 transmetohet nga persona të sëmurë në të shëndoshë shumë më rallë gjatë lagështisë relative të ajrit prej 40-60 për qind se sa gjatë lagështisë  më të ulët ose më të madhe.

Konektikat, 2 prill 2020 (MIA) – Koronavirusi i ri Kovid-19 transmetohet nga persona të sëmurë në të shëndoshë shumë më rallë gjatë lagështisë relative të ajrit prej 40-60 për qind se sa gjatë lagështisë  më të ulët ose më të madhe.

Hulumtimi i shkencëtarëve zviceran dhe amerikan për lagështinë  që e dobëson  virusin  është publikuar në Kontrollin vjetor të virologjisë, cituar  nga Universiteti Jeil.

Eksperimentet  me minj kanë treguar se virusi si SARS-KoV-2 munden më lehtë të  përballen me lagështinë relative prej 50 për qind. Ajri i ftohtë i thatë më së shumti kontribuon  për sëmundjen me Kovid-19.

Shkencëtarët konsiderojnë se hulumtimi  u jep mundësi të bëjnë lidhje mes kohës dhe përhapjes së sëmundjes. Ata bëjnë thirrje gjatë dimrit të përdoren humidifikues të ajrit dhe të shmangen vendet  e mbyllura  me ventilim të dobët sepse  ky infeksion kryesisht bartet  përmes kontakteve të njerëzve.

Në mars, Qendra mjekësore e Universitetit Stenford publikoi se  pothuajse çdo i pesti i infektuar me koronavirus infektohet edhe me viruse tjera të frymëmarrjes. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close