BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Hulumtim i Universitetit Kolumbia: Rrezatimi ultravjollcë shkatërron mbi 99,9 për qind të viruseve

Pajisje të vendosura në tavane që lëshojnë formë të sigurt të rrezatimit ultravjollcë mund të jenë shumë të suksesshme në shkatërrimin e koronavirusit në ajër, tregoi një studim i Universitetit Kolumbia.

Nju-Jork, 25 qershor 2020 (MIA) – Pajisje të vendosura në tavane që lëshojnë formë të sigurt të rrezatimit ultravjollcë mund të jenë shumë të suksesshme në shkatërrimin e koronavirusit në ajër, tregoi një studim i Universitetit Kolumbia.

“Shumë pak rrezatim nga larg me dritë ultravjollcë shkatërron mbi 99,9 për qind e viruseve të ekspozuara në efektet e tyre”, mtha kryesuesi i studimit, Dejvid Brener.

Shkencëtarët spërkatën grimca të koronavirusit në pika të vogla në ajër para burimit të largët dritës ultravjollcë, e më pas i grumbulluan për t’i testuar dhe për të parë se sa janë aktive.

Sipas rezultateve nga studimi i publikuar në “Scientific reports”, shkencëtarët përdorën koronavirus që shkakton ftohje të zakonshme.

“Në studimet e njëpasnjëshme zbuluam se koronavirusi i shkaktuar nga ‘Kovid-19’ është shkatërruar në mënyrë të njejtë me dritë ultravjollcë”, thotë Brener.

“Ideja është të vendosen në tavane burime ultravjollcë të dritës në vende publike, ku vazhdimisht do të shkatërronin mikrobe, përfshirë edhe virusin Kovid-19, me çka do të kufizohet përhapja e virusit”, tha Brener, duke shtuar se prodhuesit tashmë po e përgatisin prodhimin e tyre.

“Këtë e shohim si armë plotësuese që mund ta përdorim në luftën kundër Kovid-19. ab/

Back to top button
Close
Close