0_Web_Përzgjedhja e redaktoritE përzgjedhurShkencë dhe teknologji

Hulumtim F2N2: Gjithçka që dëshironi të dini për teknologjinë 5G

Rrjetet 5G janë gjenerata më e re e lidhjes së internetit celular, duke ofruar shpejtësi shumë më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme të telefonave të mençur dhe aparatet tjera, se kurdoherë më parë. Me lidhjen 5G  pritet që shpejtësia e shkarkimit të të dhënave nga interneti prej 1GBps të bëhet normë e zakonshme.

F2N2

Çfarë është teknologjia 5G?

Rrjetet 5G janë gjenerata më e re e lidhjes së internetit celular, duke ofruar shpejtësi shumë më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme të telefonave të mençur dhe aparatet tjera, se kurdoherë më parë. Me lidhjen 5G  pritet që shpejtësia e shkarkimit të të dhënave nga interneti prej 1GBps të bëhet normë e zakonshme.

Me ndihmën e rrjeteve 5G sigurohet infrastrukturë e telekomunikimit përmes të cilës mund të lidhen miliona madje edhe të dërgohen paketa të mëdha me të dhëna, që deri tani as që mund të paramendohen.

5G mund të përmbajë milionë aparate në kilometër katrorë, ndërsa 4G njëqind mijë përdorues. 

Përdorimi

Vendi i parë që e aprovoi teknologjinë 5G është Koreja e Jugut, vetëm disa orë pas saj përdorimi i 5G filloi edhe në disa qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas edhe në disa vende të tjera.

5G radio harduer deri tani shesin Huavei, 3TE, Nokia, Samsung dhe Erikson.

Përdorim më të madh të teknologjisë 5G pritet në vitin 2020.

5G përdorë spektër të frekuencave prej 600 MHz deri 6 GHz dhe gjithashtu përdorë valë milimetrike me spektër prej 24 deri 86 GHz.

Sqarim

Nëse kjo tingëllon habitshëm, gjithçka që duhet të dini për frekuencën e 5G është se kompani të ndryshme përdorin spektër të ndryshëm për të transmetuar të dhëna 5G.

Radio valët përfshijnë frekuenca ekstreme e ulët (ELF), frekuenca ekstreme e ulët (ULF), frekuenca e ulët (LF), frekuenca e mesme (MF), frekuenca ultra e lartë (UHF) dhe frekuenca ekstreme e lartë (EHF).

Një pjesë e radio spektrit ka frekuencë të lartë prej 30 GHz dhe 300 GHz dhe shpesh quhet frekuencë milimetrike. Këto valë janë përzgjedhje e popullarizuar për 5G, por gjithashtu përdoren edhe në radio astronominë, telekomunikimet dhe revolet radarë.

Pse janë të rëndësishme këto valë milimetrike?

Për shkak se mund të transmetojnë sasi të mëdha të të dhënave për një kohë shumë të shpejtë.

Brengosje në SHBA

Ky spektër është shumë i afërt me atë që e përdorin burimet e informacioneve për parashikimin e motit, sistemet për mbikëqyrjen e situatave në Tokë, siguria kombëtare, etj.

Një pjesë e shkencëtarëve paralajmërojnë se është e mundshme përzierja e frekuencave dhe humbje e kontrollit efektiv që skajshmërisht mund të reflektohet në sigurinë kombëtare. Të parët që demonstruan një brengosje të këtillë janë në Departamentin e Tregtisë të Departamentit amerikan të Shtetit. Sekretari shtetëror i Tregtisë Vilbor Ros para do kohë deklaroi se me implementimin e teknologjisë 5G “gjithçka do të jetë e lidhur me gjithçka”, gjegjësisht zhvillohet i ashtuquajturi “Internet i punëve” duke paralajmëruar në rrezikun për sigurinë kombëtare, nëse gjigantit kinez Huavei i lejohet të instalojë infrastrukturë 5G në SHBA.

SHBA-ja gjithashtu kërkoi nga vendet aleate të ndalojnë përdorimin e pajisjes së Huaveit në rrjetet e tyre 5G, me paralajmërimin se Pekini mund ta keqpërdorë këtë infrastrukturë nga të dhënat e ndjeshme për spiunim. Kjo ndalesë, sipas analistëve do ta ngadalësojë zbatimin e teknologjive 5G në SHBA, ndonëse disa qytete tashmë iu bashkëngjitën kësaj teknologjie. Derisa Rusia me propagandë informatike të plasuar në vendet e botës perëndimore ngadalëson implementimin e teknologjisë 5G, Uashingtoni e ndaloi Huavein për çfarëdo përfshirje në rrjetin 5G në SHBA dhe u kërcënua se nuk do të lejojë që Huavei të përdorë softuer amerikan dhe komponentë të tjera të nevojshme për këtë biznes të telekomunikimit.

Sipas ShareAmerica.gov provajderët kinez të telekomunikimit, sipas ligjit janë të obliguar t’u shërbejnë interesave të Qeverisë kineze dhe shërbimeve të saj të zbulimit. Nëse Huavei ose ndonjë prodhues tjetër kinez i pajisjes e ndërton infrastrukturën themelore 5G në një shtet, atëherë qeveria kineze do të kishte mundësi të ushtrojë kontroll të atij rrjeti.

“Me të gjitha shërbimet që rezultojnë nga rrjeti 5G, investimi në mbrojtje të këtyre rrjeteve vitale nuk mund të jetë më i madh”, thekson Robert Strajer – sajber diplomat në Departamentin amerikan të Shtetit. Sipas deklaratës së tij të dhënë për PBS News Hour “me të vërtetë, nuk ka dallim mes kompanive nga sektori privat dhe Qeveria në Kinë. Qeveria kineze mund t’i detyrojë kompanitë që të veprojnë… Ata janë objekt i kontrollit të plotë të Partisë Komuniste Kineze”.

PROPAGANDË RUSE

Në vitin 2018 Russia Today, kanal televiziv i mbështetur nga Moska filloi të publikojë emisione dhe kontribute lidhur me efektet e dëmshme për shëndetin, pa paraqitur çfarëdo dëshmi shkencore, pohime ose studime. Tentimet për t’i shkaktuar dëm reputacionit të 5G u rritën në vitin 2019. Storie, emisione, kontribute, kryesisht të mediave që funksionojnë me mbështetje ruse, filluan të përhapin paralajmërime për ndikimin e 5G në shëndetin, sëmundje si kancer në tru, autizëm, sterilitet, Alchajmer , etj.

Njëherësh, derisa përhapen këto dezinformata, ose së paku informacione të pakonfirmuara dhe spekulime, presidenti rus Vlladimi Putin urdhëron lancimin  e rrjetit 5G në Rusi në shkurt të vitit 2019.

Nju-Jork Tajms në tekstit e 12 majit  të vitit 2019, me titull: „Telefoni juaj 5G nuk do t’ju lëndojë, por Rusia dëshiron të mendoni ndryshe”, zbulon se si punon propaganda ruse përmes televizionit të tyre RT, të financuar nga Moska. Derisa bota garonte kush do të vendosë i pari teknologjinë 5G që do t}i lidhë automobilat, fabrikat dhe qytetet, televizioni rus  në emisionin me titull „Eksperiment i rrezikshëm mbi njerëzimin“, përhapë të pavërteta dhe pasoja të supozuara të fshehta nga 5G, shkruan Nju-Jork Tajms.

Derisa mediat ruse dhe ato që përhapin propagandën ruse se 5G është teknologji e dëmshme, Kremlini dhe Pekini bëjnë bllok të ri politik 5G, konsideron gazeta autoritative amerikane. Sulmet kanë për qëllim ngadalësimin e zbatimit të 5G në SHBA, e ndërkohë të përshpejtohet vendosja e kësaj teknologjie në Rusi dhe Kinë. Kush do ta vendosë i pari këtë teknologji, do të jetë më konkurrent në sigurimin e shërbimeve të reja në botë. Do të depërtojë më shpejtë në shtëpitë e konsumatorëve potencialë, do të ofrojë industri novatore, risi në shëndetësinë dhe sigurinë kombëtare.

Disa ditë më parë Huavei nënshkroi marrëveshje  me operatorin më të madh rus të telekomunikimit MTS për zhvillimin e teknologjive 5G dhe lansimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve në Rusi vitin e ardhshëm.

Huavei, kompania nga Shenzheni, u has në vijën frontale të luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Para do kohë njëri prej drejtorëve në kreun e kompanisë, vajza e themeluesit , Mneg Vanzhou është arrestuar  në Kanada pas aktakuzave të parashtruara nga SHBA-ja. 

A duhet të jemi të brengosur nga përdorimi i teknologjisë 5G?

Shëndet – A është hulumtuar sa duhet efekti i valëve 5G?

Kjo është çështje rreth të cilës thyhen shtiza në nivel botëror. Argumente ka edhe në njërën anë se kjo teknologji është krejtësisht e sigurt dhe në anën tjetër se megjithatë mund të ketë efekte të caktuara shëndetësore.

Për shembull, kryeqyteti i Belgjikës, përmes ministres së Cilësisë së Jetës, Mjedisit Jetësor dhe Energjisë, Selin Fremault, ,para do kohë kundërshtoi përdorimin e 5G rrjetit dhe iu referua ligjeve belge të cilat e rregullojnë rrezatimin. Gjegjësisht qyteti kërkon të pritet me vendosjen e kësaj teknologjie për shkak se efektet deri tani nuk janë hulumtuar sa duhet.por në Gjenevë, Zvicër gjithashtu është ndaluar përdorimi i rrjeteve 5G,  ndonëse Asociacioni Zviceran i Telekomunikimit pas hulumtimeve të zbatuara njoftoi se nuk ka asnjë tregues se 5G do të mund të kishte ndikim në shëndetin e njerëzve.

Një grup i shkencëtarëve nga maji i vitit 2015 deri në janar të vitit 2019 grumbulluan nënshkrime prej 42 shkencëtarëve eminentë të cilët pohojnë se valët elektromagnetike dhe frekuencat ekstreme të ulëta që i përdorë teknologjia 5G mund të kenë efekte biologjike dhe shëndetësore.  Peticioni është dërguar në Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe organizata të tjera. Edhe 170 shkencëtarë të tjerë dërguan peticion të ngjashëm në Bashkimin Evropian.

Se efektet nuk janë hulumtuar sa duhet pohon edhe eksperti finlandez për biologji molekulare dhe profesor i Universitetit në Helsinki, Darius Lezhinski. Në intervistën për Euronews ai shprehet se askush nuk mundet në këtë fazë të thotë nëse teknologjia 5G është e dëmshme ose jo, për shkak se efektet nuk janë hulumtuar sa duhet. „Sigurimi i vetë,m që ofrohet se kjo teknologji nuk është e dëmshme është supozimi se sasi të vogla të rrezatimit nuk janë të dëmshme. Por çështja qëndron te efekti nga valët milimetrike, të njohura edhe si frekuencë ekstremist e lartë, që do të thotë se nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo në praktikë për sistemin tonë të imunitetit. Valët e frekuencës së lartë depërtojnë vetëm disa milimetra në trupin dhe kjo nga industritë konsiderohet si e parëndësishme për shëndetin. Por, lëkura jonë është organi më i madh në trup dhe është e ndërlidhur me shumë gjëra, si për shembull reagimi i imunitetit“, sqaron Lezhinski.

Kundërshtarët e 5G akuzojnë se teknologjia me frekuenca të larta do t’i bëjë telefonat e ri dhe stacionet bazike jashtëzakonisht të dëmshme. “Sa më i lartë të jetë frekuenca, aq është më e rrezikshme për organizmat e gjallë”, pohon reporteri i RT-së.

Lartësia është krejtësisht e kundërt, pohojnë shkencëtarët. Sa më e lartë të jetë radio frekuenca, aq më pak depërton nëpër lëkurën e njeriut, me çka ulet ekspozimi i organeve të brendshme, duke përfshirë edhe trurin.

Hulumtimet që janë zbatuar në SHBA tregojnë se sinjalet nga 2G mund të shkaktojnë kancer në tru te minjtë meshkuj, por shkencëtarët pohojnë se njerëzit pranojë doza shumë më të vogla dhe prandaj teknologjia 5G, duhet të jetë më e sigurt sesa gjeneratat paraprake.

Prej ku vjen rreziku dhe brengosja?

5G antena do të ketë në çdo automjet, sensorët në qytetet e mençura do të vendosen në dritat rrugore, ndërsa do të duhet të vendosen edhe në shtëpitë meqë valët milimetrike nuk mund të kalojnë nëpër mure. Por, këto nuk janë vendet prej ku do të vjen më së shumti rrezatimi. Sikurse deri tani, me rrjetet 3G dhe 4G, më së shumti rrezatim do të vjen nga telefonat e mençur. Antenat dhe postamentet me sensorë do të prodhojnë shumë më pak rrezatim në krahasim me telefonat.

Ky debat është në rrjedhë, nëpër institucionet evropiane parashtrohen dokumente, hulumtime, por deri tani nuk ka raport që do të konfirmonte në favor të njërës ose palës tjetër. Dhe kjo pasiguri është ideale për përhapjen e propagandës.

Propagandë e lokalizuar ruse

Tituj si, “Nëse 5G vret shpendë do të vrasë edhe njerëz”, “Zbatimi i 5G vrau mbi 250 shpendë në Holandë“ dhe nebuloza të ngjashme paraqiten në grupin e mirënjohur të medieve në vend, ndërsa transmetohen edhe në rrjetet sociale, sërish mes qarqeve dhe grupeve që mund të shënojë admirim nga teoritë e komplotit dhe propaganda ruse.

Ekipi i F2N2 i hulumtoi këta artikuj në nivel global dhe erdhi deri te konstatimet si vijon:

  • 5G nuk vret shpendë
  • Në Holandë nuk kanë pësuar shpendë
  • Në një park holandez është kryer test i 5G dhe i njëjti nuk ka kurrfarë lidhje me ngordhjen e shpendëve
  • Këta artikuj në seri i bën një fanatik me emrin John Kuhles i cili ka më shumë sajte kundër 5G dhe sajteve me teori të komplotit
  • John Kuhles është po ai njeri që pohonte se zjarret e fuqishme në Kaliforni që morën jetë njerëzish ishin shkaktuar drejtpërdrejt nga arma e fuqishme energjike që është hakmarrje e “Elitave sunduese” mbi vendin që e ndaloi përhapjen e teknologjisë 5G.

Këtu mund të gjenden  të distancuara të gjitha informacionet e rrejshme që i përhapin bllogerët kundër 5G dhe propagandistë të cilët shkruajnë për shpendë të ngordhura dhe pasoja të tjera të rrejshme të dëmshme nga vendosja e teknologjisë 5G.

F2N2

Dragan Antonovski

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close