EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Hulumtim: Ekziston mundësia që të mos ketë imunitet të përhershëm në Kovid-19

- Një studim i realizuar në Gjermani shfaq dyshim se personat e infektuar me virusin e ri korona, pas mjekimit, krijojnë antitrupa të përhershme dhe me këtë janë të mbrojtur nga sëmundja e re.

Berlin, 2 korrik 2020 (MIA) – Një studim i realizuar në Gjermani shfaq dyshim se personat e infektuar me virusin e ri korona, pas mjekimit, krijojnë antitrupa të përhershme dhe me këtë janë të mbrojtur nga sëmundja e re.

Në një spital në Shvabing testet e gjakut te nëntë pacientë, të cilët ishin në repart intensiv, kanë treguar se ata nuk kanë gati kurrfarë antitrupa në Kovid-19.

Gjithashtu te 40 për qind e pacientëve pa simptoma, dy muaj pas sëmundjes, në gjak nuk kanë pasur antitrupa.

“Në kontrollet e rregullt konfirmuam se te 40 për qind e pacientëve tanë nuk janë shkaktuar antitrupa. Kjo dëshmon se nuk ka imunitet afatgjat dhe se pacientët përsëri mund të sëmureshin në spitalin në Shvabing, Klemens Vendtner.

Edhe virologu gjerman Kristian Drosten deklaroi se te disa pacientë zhduken antitrupat gjegjësisht dobësohen pas dy muajve. Ai shtoi se antitrupat janë vetëm një, e jo indikator i vetëm për imunitet. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close