0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Hulumtim: Duhanpirësit e mëparshëm dhe të tanishëm jetojnë me dhimbje më të madhe

Sipas hulumtimeve të paradokohshme, duhanpirësit e tanishëm dhe të mëparshëm përjetojnë dhimbje më të madhe fizike nga ata që asnjëherë nuk e kanë fituar këtë zakon problematik.

3 janar 2020

Indeks.hr

Sipas hulumtimeve të paradokohshme, duhanpirësit e tanishëm dhe të mëparshëm përjetojnë dhimbje më të madhe fizike nga ata që asnjëherë nuk e kanë fituar këtë zakon problematik.

Ekspertët e Universitetit në Londër (UCL) kanë zbatuar hulumtim te më shumë se 220.000 njerëz dhe kanë zbuluar se ata të cilët pinë duhan jetojnë në dhimbje më të madhe. Tani për tani nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje, por ekspertët besojnë se pirja e duhanit me siguri shkakton ndryshime të përhershme në organizëm.

Pasojë të përhershme nga pirja e duhanit

Në studimin, hulumtuesit janë klasifikuar në tri kategori: Ata të cilët asnjëherë nuk kanë pirë cigare, ata të cilët më  herët kanë pirë çdo ditë dhe ata të cilët ende pinë çdo ditë.

Ekspertët i kanë pyetur pjesëmarrësit në studim me sa dhimbje fizike jetojnë çdo ditë, në shkallë prej 0 deri në 100 (numri më i madh shënon dhimbje më të madhe).

Duhanpirësit e tanishëm dhe të mëparshëm, mesatarisht kanë theksuar se përjetojnë dhimbje më të madhe për një – dy pikë nga ata që asnjëherë nuk kanë pirë cigare. Me fjalë të tjera, studimi ka zbuluar lidhshmëri midis konsumimit afatgjatë dhe të jetuarit me dhimbje më të madhe, madje edhe pas shmangies së këtij zakoni.

“Një zbulim i rëndësishëm i këtij studimi është se duhanpirësit e mëparshëm ende e ndjejnë këtë efekt të rritjes së dhimbjes fizike”, tha njëri nga hulumtuesit të përfshirë në studim, psikologja Olga Persi.

Çfarë po ndodh?

Ekspertët ende nuk mund të shpjegojnë çfarë saktë e shkakton këtë lidhshmëri midis pirjes së duhanit dhe dhimbjes më të madhe fizike.

Njëra nga idetë që po shqyrtohet është se disa nga mijërat kimikatet që ndodhen në cigare shkaktojnë dëmtim të përhershëm të indeve, që rezulton në një dhimbje më të madhe.

Ideja e dytë është se pirja e duhanit ka efekt të qëndrueshëm mbi sistemi hormonal të trupit.

Por, ekziton edhe mundsi se pirja e duhanit është simptom, e jo shkak. Më saktë, disa studime paraprake kanë treguar se njerëzit të cilët ndjejnë dhimbje më intensive kanë mundësi më të madhe të prirjes ndaj duhanit.

Debora Arnot, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Duhanpirësve “Ash” (hi), tha se në vitet e 50-ta është zbuluar  se pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri  dhe prej atëherë zbulohen gjithnjë e më më shumë efekte negative nga pirja e duhanit.

“Pirja e duhanit shkakton karcinom, sëmundje të zemrës dhe sëmundjeve respiratore,  verbërim, shurdhim, diabet, demencë dhe inferlitet. Duhanpirësve gjithashtu u duhet një kohë më e gjatë të rikuperohen nga operacionet. Do të thotë, nuk është befasuese që duhanpirësit ndjenjë më shumë dhimbje sesa njerëzit të cilët asnjëherë nuk kanë pirë duhan”, përfundoi Arnot.

Таг
Back to top button
Close
Close