BallkanBallkan.Portal

Hoti: Prej sot zbatim i masave të reja kundër koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kumtuar se prej sot do të fillojnë të zbatohen se masat e reja, të miratuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Prishtinë, 6 korrik 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kumtuar se prej sot do të fillojnë të zbatohen se masat e reja, të miratuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Hoti dje në konferencë për shtyp publikoi se në qytetet me numër të madh të të infektuarve, midis të cilave edhe Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria, do të jetë në fuqi ndalesa për lëvizje prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit.

Ai precizoi që puna e restoranteve në periudhën kur lejohet lëvizja e qytetarëve do të kufizohet vetëm në shërbim në hapësirë të hapur dhe dorëzim.

Hoti gjithashtu tha se do të sigurohet një numër më i madh i testeve, do të konfirmohen prioritetet kush do të testohet, por edhe se do të shpejtohet procesi i furnizimit të pajisjet për testim, në mënyrë që mostrat në Kosovë të mund të përpunohen nga rreth 500 të testuar në ditë.

Është planifikuar gjithashtu një riorganizim i plotë i klinikave të Qendrës Klinike Universitare, si dhe vendosja në dispozicion e spitaleve private. ls/

 

Таг
Back to top button
Close
Close