BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Hoti: Kryenegociator me Serbinë do të jem unë, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, kurse nuk do të hyjë mes SHBA-së dhe BE-së, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 5 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, kurse nuk do të hyjë mes SHBA-së dhe BE-së, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës RTK, Hoti iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2019, sipas të cilës kryeministri, e jo presidenti i Shtetit, në këtë rast Hashim Thaçi, është ai që e udhëheq shtetin në negociatat në plan ndërkombëtar.

Hoti ka thënë se që nga dita e djeshme kur edhe u zgjodh kryeministër i vendit më 3 qershor, ka vënë kontakte me të dërguarin BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak nga i cili ka marrë urime për postin e ri.

Ai tha se ka kontaktuar edhe me shefin e diplomacisë të BE-së Hosep Borel, si dhe me institucionet tjera, të cilave u ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në negociatat me Serbinë.

“Menjëherë pas zgjedhjes unë kisha kontakt me Lajçak dhe ai i ka të qarta orientimet tona lidhur me dialogun. I kemi vendosur edhe kontaktet e para me të, si edhe me Borelin dhe institucionet tjera. Sa i përket mënyrës si do të zhvillohet dialogu, kjo është e qartë: kryenegociator jam unë. Këtë e thotë Kushtetuta, jo unë”, deklaroi Hoti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, është gabim të zgjidhet cili nga faktorët ndërkombëtar do të ndërmjetësoi në negociatat Prishtinë-Beograd. ia/sn/

 

Back to top button
Close
Close