BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Hoti konfirmoi takimin me palën serbe në Uashington, Thaçi nuk tregoi nëse do të marrë pjesë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi takimin me përfaqësuesit e Serbisë i cili do të mbahet më 2 shtator në Uashington me ftesë të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë- Serbi, Riçard Grenell, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 14 gusht 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi takimin me përfaqësuesit e Serbisë i cili do të mbahet më 2 shtator në Uashington me ftesë të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë- Serbi, Riçard Grenell, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në postimin në faqen e tij në Fejsbuk, Hoti informoi se në takimin në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohen tema në fushën e ekonomisë, të cilat, siç thotë ai, “do të ndryshojnë perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

“SHBA-ja kanë qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetësisë në Kosovë. Më 2 shtator, do të takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar me palën serbe, si dy shtete të pavarura për projekte të mëdha të bashkëpunimit ekonomik që do të ndryshojnë perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti ftesën e Uashingtonit për Prishtinën dhe Beogradin, por nuk tha nëse ai do të marrë pjesë.

“Përshëndes takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqen dhe stabilitetin në rajon”, porositi Thaçi nëpërmjet Tuiterit.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Grenell, këtë mëngjes nëpërmjet Tuiterit ka njoftuar për lajmin në lidhje me takimin Kosovë-Serbi në Uashington.

Paraprakisht, ishte planifikuar takim liderëve të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, por takimi u shty pas lajmit se kundër Thaçit është ngritur aktakuzë para Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë. ia/bs

Таг
Back to top button
Close
Close