EvropëEvropë.PortalKuriozitete

Hoteli anglez ofron dhoma për 28 të pastrehë për Krishtlindje

Hoteli "Dabltri" në qytetin anglez Hall ka siguruar dhoma për 28 të pastrehë për Krishtlindje, pasi u është refuzuar strehimi paraprak.

Londër, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Hoteli “Dabltri” në qytetin anglez Hall ka siguruar dhoma për 28 të pastrehë për Krishtlindje, pasi u është refuzuar strehimi paraprak.

Një grup i të pastrehëve duhej të qëndronin në hotelin “Rojal” në Hall, por administrata e hotelit ka është tërhequr nga marrëveshja, me shpjegim se është informuar se të pastrehët vitin e kaluar kanë bërë parregullsi derisa kanë qëndruar në hotelin “Ibis”.

Projekti për të pastrehët “Rejz d’ruf” ka njoftuar se pohimet janë të “rrejshme”, ndërsa “Ibis” ka mohuar pohimet e tilla.

Karll Simpson, i cili punon në organizatën “Rejz d’ruf” për Bi-Bi-Si ka deklaruar se kanë siguruar 14 dhoma dy krevatesh për 28 persona dhe shpreson se do të arrihet sukses si edhe vitin e kaluar në hotelin “Ibis”.

“Kush tha se çudirat nuk ndodhin?, ka thënë Simpson.

Nga hoteli “Ibis” në deklaratën e tyre kanë thënë se kanë pranuar një grup të pastrehësh për dy netë Krishtlindjet e kaluara në kuadër të projektit “Rejs d’ruf”, ndërsa organizatorët konsiderojnë se qëndrimi i tyre është shumë i suksesshëm.

Njëri nga të pastrehët, i cili vitin e kaluar ka qenë në hotelin “Ibis” për Bi-Bi-Si ka deklaruar se ka qenë dhurata më e mirë që ka marrë gjatë Krishtlindjeve.

“Lehtësim i madh është të mos jeni në rrugë, qoftë edhe një natë”, ka deklaruar ai. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close