BotëBotë.Portal

Hong Kong: Një e treta e të infektuarve me Kovid-19 janë nga India, ndërpriten fluturimet

Autoritetet në Hong Kong sërish përkohësisht i kanë ndërprerë fluturimet e Er India, pasi është rritur numri i udhëtarëve të infektuar të cilët vijnë nga India në Hong Kong, njoftuan mediumet lokale.

Hong Kong, 21 shtator 2020 (MIA) – Autoritetet në Hong Kong sërish përkohësisht i kanë ndërprerë fluturimet e Er India, pasi është rritur numri i udhëtarëve të infektuar të cilët vijnë nga India në Hong Kong, njoftuan mediumet lokale.

Fluturimet e “Er India” do të ndërpriten deri më 3 tetor, ndërsa kompanisë së njëjtë Hong Kongu paraprakisht i ndaloi të fluturojë në muajin gusht, gjithashtu në dy javë.

Sipas të dhënave të fundit ditore për dje, 20 shtator, nga gjithsej 23 raste pozitive, tetë janë nga India, që është pothuajse një e treta e rasteve të reja të Kovid-19 në Hong Kong.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 40 të punësuar në një laborator universitar në Hong Kong janë vendosur në karantinë, sepse një hulumtues është infektuar me koronavirus, njoftuan mediumet lokale. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close