0_Web_AktualeEvropëEvropë.Portal

Holanda dhuroi një miliardë euro në “fondin korona”

Qeveria holandeze do të dhurojë një miliardë në të ashtuquajturin fond korona, formimi i të cilit është duke u ngritur në kuadër të Bashkimit Evropian (BE).

Hagë, 2 prill 2020 (MIA) – Qeveria holandeze do të dhurojë një miliardë në të ashtuquajturin fond korona, formimi i të cilit është duke u ngritur në kuadër të Bashkimit Evropian (BE).

Fondet janë dedikuar për vendet që janë goditur rëndë nga epidemia, ndërsa nuk disponojnë burime të mjaftueshme financiare për ta siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ministri holandez i Financave, Volke Hukstra theksoi se bëhet fjalë për donacion, e jo për hua.

“Në këtë mënyrë Holanda dëshiron të japë një kontribut të rëndësishëm për shëndetësinë në Evropë”, theksoi Hukstra.

Fondet do të dedikohen për luftë kundër krizës me koronavirusin e ri për vendet që tregojnë se kanë nevojë për ndihmë. Përcaktimi i kushteve për qasje në fonde si dhe mënyrat në të cilat do të kryhet kontrolli i lëshimeve është hapi tjetër në plan.

Shuma totale e “fondit korona” do të varet nga kontributi i shteteve anëtare të Unionit.

Për dallim nga Fondi Evropian i mekanizmave stabilizuese (EMS), çelësi për shpërndarje të fondeve nuk do të paracaktohet paraprakisht, as nuk është e detyrueshme pjesëmarrja e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Më parë, kryeministri holandez Mark Rute dhe Hukstra u kritikuan ashpër nga ana e homologëve të tyre të BE-së, veçanërisht nga ana e kryeministrit italianë dhe spanjollë si dhe nga kryetari i Këshillit Evropian, Çarls Mishel për shkak se janë kundër lëshimit të Eurobondit.

Hukstra theksoi se Holanda edhe më tej është kategorikisht kundër lëshimit të Eurobondit, duke vënë në dukje se nga një instrument i tillë financiar do të përfitojnë kryesisht vendet me ekonomi më të dobëta. Ai shtoi se eurobondi bie në kundërshtim me parimin e autonomisë së buxhetit të shtetit të secilit shtet anëtar.

Italia, Spanja, Franca dhe Belgjika pozitivisht u shprehën për lëshimin e eurobondit. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close