0_Sport,PortalBasketbollRezultatetSport.Slajder

Hjuston e mundi Lejkersin në mes të Los-Anxhelosit në derbin e Perëndimit

Rasel Uestbruk eksplodoi me 41 pikë, ndërsa përforcimi i ri Robert Kovington i shënoi dy treshet vendimmarrëse për t'i ndihmuar Hjustonit të fitojë me 121-111 në mes të Los Anxhelos Lejkers.

Los-Anxhelos, 7 shkurt 2020 (MIA) – Rasel Uestbruk eksplodoi me 41 pikë, ndërsa përforcimi i ri Robert Kovington i shënoi dy treshet vendimmarrëse për t’i ndihmuar Hjustonit të fitojë me 121-111 në mes të Los Anxhelos Lejkers.

Xhejms Harden ngeli me 14 pikë modeste.

Uestbruk e luajti njërin prej ndeshjeve më të mira të tij për këtë sezon duke e kaluar kufirin prej 20.000 pikë në karrierë. Ai është njëri prej treshes i cili i ka mbi 6.000 kërcime dhe 7.000 asistime. Dy të tjerët janë Lebron Xhejms dhe Oskar Robertson.

Entoni Dejvis dominoi me 32 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa “mbreti” i regjistroi 18 pikë, 15 asistime dhe 9 kërcime, por Lejkers e humbën ndeshjen minutave të fundit.

Ata prinë me 108:105 për më pak se 5 minuta para fundit, kur filloi seria prej 16:3 për mysafirët, të cilët çuan drejt fitores në duel. Kovington shënoi tresh për rezultat prej 115:111, ndërsa për shkak të gabimit të Lebron, Uestbruk shënoi. Pas dështimeve të reja të nikoqirëve, Kovington e vulosi triumfin me edhe 3 pikë.

Ekipi nga Teksasi i realizoi 19 goditje prej 42 tentimesh, por edhe krahas fitores, mbetet i qartë dyshimi nëse mundet me përbërje të tillë të shkojnë larg në plej-of. Ata kanë rezultat 33-18, luftojnë për pozitë më të mirë të Perëndimit, ndërsa “liqenasit” janë me 38-12.

Rezultate të tjera:

Nju-Jork – Orlando 105:103

Çikago – Nju-Oreleans 119:125

Millvoki – Filadelfia 112:101

Portland – San Antonio 125:117.

Таг
Back to top button
Close
Close