0_Sport,PortalFutboll

Hiqet ndalesa për transferimet e Çelsit

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit e ka pranuar ankesën e ekipit të futbollit të Çelsit, që "të kaltrit" nga Londra të mund të blejnë lojtarë të rinj që nga periudha kalimtare e muajit janar.

Londër, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Gjykata e Arbitrazhit të Sportit e ka pranuar ankesën e ekipit të futbollit të Çelsit, që “të kaltrit” nga Londra të mund të blejnë lojtarë të rinj që nga periudha kalimtare e muajit janar.

Ndalesa që ishte shqiptuar nga FIFA për shkak shkeljes së rregullave për nënshkrime me lojtarët minorenë, vlente për dy periudha kalimtare, por Çelsi prej se nuk guxonte të blinte lojtarë të rinj gjatë verës, tani mori “dritë të gjelbër” dhe nuk duhet të presë deri në muajin korrik.

Po ashtu, i është zvogëluar edhe gjoba. Në vend se 600.000 franga zvicerane, Çelsi do të duhet të paguaj 300.000 franga zvicerane. Tani, prej se është ngritur “parmaku”, pritet që Çelsi të shesë ndokënd dhe të harxhojë 200 milionë për prurjen e futbollistëve që i dëshiron trajneri Frenk Lampard. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close