BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Hiqet karantina në anijen lundruese “Uorld drim” në Hong Kong

Më shumë se 1.800 udhëtarë dhe pothuajse po i njëjti numër i anëtarëve të ekuipazhit të anijes lundruese "Uorld drim" (World Dream), të cilët ishin vendosur nën karantinë në Hong Kong për shkak të frikës nga infektimi me koronavirus, morën leje për ta brakstiur anijen luksoze, transmetuan agjencitë, duke iu referuar informacionit të gazetës "South China Morning Post".

Hong Kong, 9 shkurt 2020 (MIA) – Më shumë se 1.800 udhëtarë dhe pothuajse po i njëjti numër i anëtarëve të ekuipazhit të anijes lundruese “Uorld drim” (World Dream), të cilët ishin vendosur nën karantinë në Hong Kong për shkak të frikës nga infektimi me koronavirus, morën leje për ta brakstiur anijen luksoze, transmetuan agjencitë, duke iu referuar informacionit të gazetës “South China Morning Post”.

Gazeta njofton se në anijen lundruese nuk ka pasur raste të konfirmuara të infektimit me koronavirus.

Gjithashtu, vërehet se anija ishte vendosur nën karantinë për shkak të frikës se anëtarët e ekuipazhit ishin infektuar nga udhëtarët nga tura paraprake e anijes lundruese, tek të cilët është konfirmuar koronavirusi. fb/

Back to top button
Close
Close