Lajme nga komunatShkup

“Higjiena komunale” nesër nuk do të tërheq mbeturina nga amvisëritë individuale në Shkup

Ndërmarrja publike "Higjiena Komunale" - Shkup i njofton shfrytëzuesit e vet se me një janar të vitit 2020 nuk do të mblidhet dhe transportohet mbetja nga amvisëritë individuale (koshat me nxënie prej 1,1 m³) në qytetin e Shkupit, përveç në mjediset rurale ku aktivitetet do të zhvillohen me dinamikë të zakonshme. 

Shkup, 31 dhjetor 2019 (MIA) – Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” – Shkup i njofton shfrytëzuesit e vet se me një janar të vitit 2020 nuk do të mblidhet dhe transportohet mbetja nga amvisëritë individuale (koshat me nxënie prej 1,1 m³) në qytetin e Shkupit, përveç në mjediset rurale ku aktivitetet do të zhvillohen me dinamikë të zakonshme. 

Siç komunikon ndërmarrja, ekipet  përgjegjëse për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve publike në qytetin e Shkupit ditën e parë të vitit të ri aktivitetet e tyre do ti fillojnë në ora 01:00.

Në ditët e festave, ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup do ta mbledhin dhe transportojnë mbetjen nga amvisëritë kolektive (kontejnerë me nxënie prej 1,1 m³ dhe 3,2 m³) me orar të ndryshuar

“Ndërrimi i tretë do të fillojë me punë në ora 18:00, ndërsa me një janar të vitit 2020 ndërrimi i parë do të fillojë me punë në ora 09:00. Me dy, gjashtë dhe shtatë janar të vitit 2020, NP Higjiena Komunale – Shkup do të vazhdojë me realizimin e aktiviteteve të veta të standarde, në përputhje me Planin operativ dhe programin për punë”, kumton ndërmarrja. mb/

Back to top button
Close
Close