0_Maqedoni.PortalSektori civil

HERA: Kushte të posaçme për vërtetimin e dhunës mbi gratë me aftësi të kufizuara

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, në hotelin “Arka”, në Shkup u zhvillua tribunë me temë “Avancimi i parandalimit edhe të përgjigjes së përgjithshme në raste të dhunës dhe keqpërdorimit seksual të personave me aftësi të kufizuara, sidomos vajzave dhe grave”.

Shkup, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, në hotelin “Arka”, në Shkup u zhvillua tribunë me temë “Avancimi i parandalimit edhe të përgjigjes së përgjithshme në raste të dhunës dhe keqpërdorimit seksual të personave me aftësi të kufizuara, sidomos vajzave dhe grave”.

Diskutimi është pjesë e fushatës nën titullin “Nuk ka arsye – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Organizatorë të kësaj ngjarjeje ishin shoqata “Polio plus” dhe “Hera – Asociacioni për hulumtim dhe edukim shëndetësor”.

Debatuesit theksuan se dhuna dhe keqpërdorimi seksual janë rrezik potencial i çdo gruaje. Por, gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, në këtë kuptim janë më të prekura, në më shumë aspekte. Në këtë kontekst, përfaqësuesja e HERA-s, Vesna Matevska, tregoi disa shembuj kur viktima ka vendosur të ankohet në polici, por kjo procedurë asnjëherë nuk ka përfunduar, për shkak se kanë qenë të vendosur kushte të posaçme për vërtetimin e besueshmërisë së deklaratës. “Thjeshtë thënë, në këto raste nëpunësit nuk i kanë besuar gruas e cila ka bërë një denoncim të tillë”, tha Matevska.

Këto raste sipas Matevskës, paraqesin një ndër pengesat më të mëdha për mbajtjen e evidencës reale.

“Nuk kemi të dhëna të sakta për shkallën e dhunës dhe keqpërdorimit seksual të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara. Por edhe nëse dëshirojmë të mbajmë evidencë, nuk kemi denoncime të regjistruara, këso denoncime, në të shumtën e rasteve refuzohen”, theksoi Matevska.

Në këtë diskutim mori pjesë edhe zëvendës avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, si dhe Vesna Ivanoviq-Kastared, përfaqësuese e Zyrës së Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe mbështetje të grave.

“Pas miratimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe ratifikimit të saj në shtetin tonë në vitin 2006, janë bërë përpjekje për realizimin e përpjekjeve të tyre. Fatkeqësisht, si në nivel global, ashtu edhe në atë kombëtar, gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara janë më të prekura dhe të ekspozuara në diskriminim të dyfishtë apo të më shumëfishtë, mbi baza të pengesave të tyre, gjinisë, përkatësisë etnike, moshës, vendbanimit e kështu me radhë. Me shënimin e Ditës ndërkombëtarë të personave me aftësi të kufizuara, synojmë të ngremë vetëdijen, posaçërisht të gratë dhe vajzat për të drejtat e tyre dhe rëndësinë për avancimin e parandalimit të dhunës seksuale dhe përforcimit të përgjigjes multisektoriale të dhënësve të shërbimeve”, theksoi Ivanoviq-Kastared. oxh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close