EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar me Kovdi-19 dyfish rritet çdo tetë ditë.

Londër, 18 shtator 2020 (MIA) – Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar me Kovdi-19 dyfish rritet çdo tetë ditë.

Por, ai refuzoi të përgjigjet nëse gjatë muajit të ardhshëm do të vihet karantinë.

“Vendosja e masës karantinë është opsioni i fundit por Qeveria do të bëjë gjithçka është e nevojshme në luftën kundër virusit”, theksoi Henkok.

Sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins, Britania e Madhe për nga numri i rasteve të vdekjes nga pasojat e Kovid-19 është në pozitën e pestë në botë, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikos. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close