0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Henes tërhiqet pas 40 viteve punë në Bajern

Presidenti i Bajern Munihut, Uli Henes, nuk do të kandidojë për mandat të ri nëntor, duke e braktisur klubin pas 40 viteve punë.

Munih, 24 korrik 2019 (MIA) – Presidenti i Bajern Munihut, Uli Henes, nuk do të kandidojë për mandat të ri nëntor, duke e braktisur klubin pas 40 viteve punë.

Gazeta “Bild” doli e para me lajmin se Henes nuk dëshiron të jetë më në krye të klubit të tij të preferuar. Ai gjithashtu do ta braktisë funksionin e presidentit të bordit drejtues të klubit.

Henes shfaqi shpresë të zëvendësohet nga ish-shefi i Adidas, Herbert Hajner, i cili tani është mes bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Tashmë në dimër, Uli bëri të ditur se ka menduar të tërhiqet, ndërsa atëherë tha se do të sjellë vendim përfundimtar nga fundi i qershorit.

“Do të heq dorë kur të shoh se gjërat në klub po ndodhin ashtu, siç dëshiroj unë. Dëshiroj ta lë klubin në duar të mira dhe në gjendje të mirë”, tha Henes.

Një nga shkaqet për largimin e shefit është kritika e ashpër drejt tij në këshillin paraprak vjetor nga fansi, Johanes Bahmajer.

“Nuk kam përjetuar diçka të ngjashme, ai nuk është Bajerni im”, ishin atëherë fjalët e Ulit, cituar nga “Bild”.

Henes iu bashkangjit kryesisë së klubit menjëherë pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike në vitin 1979, kur ishte menaxher i klubit. Në vitin 2009 ai u bë president dhe e mori vendin deri sot me ndërprerje prej 2 qershorit të vitit 2014 deri në vjeshtën e vitit 2016 për shkak të dënimit të tij me burg për fshehje tatimi.

Uli Henes konsiderohet si figura më e rëndësishme në historinë moderne të gjigantit bavarez. Ai e shpëtoi klubin nga falimentimi me kontrata të rëndësishme në vitit e 80-ta, ndërsa arriti të realizojë fitim nga shitja e lojtarëve kryesorë.

Para 40 viteve, klubi kishte vetëm 20 të punësuar, sot ata janë mbi 1.000. Për atë kohë, Bajerni e fitoi dy herë Ligën e kampionëve dhe 29 tituj.

Në vitin 1979, qarkullimi i Bajernit ishte 12 milionë marka, ndërsa sot ai paraqet 657,4 milionë euro. Anëtarët e klubit rriten prej 6.616 në 290.000, ndërsa Henes ka meritë të madhe në ndërtimin e “Alijanc Arenës”, qendër moderne për trajnim, si dhe për shndërrimin e ekipit basketbollistik në fuqi kryesore gjermane. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close