BotëBotë.Portal

Hejl: Unë nuk kam parë asnjë provë për ndërhyrjen e Ukrainës në zgjedhjet në SHBA

Nënsekretari i shtetit amerikan për çështje politike, Dejvid Hejl, i treti sipas rangut në Departamentin e Shtetit, deklaroi sot se nuk ka parë asnjë provë se Ukraina, është e përzier në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Uashington, 3 dhjetor 2019 (MIA) – Nënsekretari i shtetit amerikan për çështje politike, Dejvid Hejl, i treti sipas rangut në Departamentin e Shtetit, deklaroi sot se nuk ka parë asnjë provë se Ukraina, është e përzier në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Në pyetjen se a pajtohet që ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane ishte një “mashtrim”, Hejl në seancën dëgjimore në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit ai u përgjigj “JO”.

Në pyetjen se a është i njoftuar për çfarë do provë, me të cilën do të ishte konfirmuar ndërhyrja e Ukrainës, ai gjithashtu u përgjigj “Jo”.

Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe disa kolegë të tij republikanë e promovuan teorinë se Ukraina, e jo Rusia, u përpoq të përzihet në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016. ls/

Таг
Back to top button
Close
Close