BallkanBallkan.Portal

Haziri: Vuçiqi do të takohet me Kurtin muajin e ardhshëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedimet e para me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do t'i zhvillojë muajin e ardhshëm në Berlin dhe Bruksel

Prishtinë, 12 shkurt 2020 (MIA) – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedimet e para me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm në Berlin dhe Bruksel.

Sipas Hazirit, takimet janë përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Duhet të shohim nëse Kosova dhe Serbia do të përgatiten për Samitin në Zagreb gjatë takimeve të tyre në Berlin dhe Bruksel muajin e ardhshëm”, ka thënë Haziri. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close