BiznesBiznes.PortalEkonomi

Hasani për vizitë në Euro Brik: Qeveria dhe kompanitë janë në komunikim të pandërprerë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit

Ministri pa resor përgjegjës për investime të huaja, Elvin Hasani, sot realizoi vizitë pune në kompaninë maqedono-turke për prodhimin e tullave, Euro Brik në Veles, ku theksoi se Qeveria dhe kompanitë e mbajnë komunikimin e pandërprerë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe marrjes së rezultateve më të mira.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Ministri pa resor përgjegjës për investime të huaja, Elvin Hasani, sot realizoi vizitë pune në kompaninë maqedono-turke për prodhimin e tullave, Euro Brik në Veles, ku theksoi se Qeveria dhe kompanitë e mbajnë komunikimin e pandërprerë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe marrjes së rezultateve më të mira.

Kjo kompani është shfrytëzuese e mbështetjes financiare në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt investimet dhe t’i inkurajojë kompanitë për zhvillimin dhe rritjen e prodhimit.

Ministri gjatë vizitës së tij në Veles, realizoi takim me qytetarët.

Gjatë takimit me qytetarët, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ai i dëgjoi kërkesat dhe problemet e tyre dhe diskutoi idetë dhe planet e koalicionit për të ardhmen.

“Ministri Elvin Hasani është nënkryetari i Partisë së Lëvizjes turke e cila është pjesë e Koalicionit “Mundemi”. Partia e Lëvizjes turke edhe gjatë opozitës gjithashtu u angazhua për ndërtimin e një shoqërie demokratike me vlera evropiane, ku të gjithë janë të barabartë dhe komunitetet etnike të vogla janë të barabarta me të tjerët dhe gëzojnë të njëjtat të drejta”, theksohet në kumtesën e qeverisë.

Koalicioni, siç theksohet në kumtesë, është i angazhuar për ta përmirësuar cilësinë e qytetarëve dhe vitet e fundit qeveria ka arritur rezultate domethënëse me rritje të pensioneve, subvencioneve si dhe pagën minimale, e cila është rritur nga 9,000 në 14.500 dhe është planifikuar deri në vitin 2024 të arrijë deri në 20,000 denarë. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close