0_Magazinë.PortalUdhëtime

“Harpers bazar”: Dhjetë qytetet më të bukura në botë

 Portali "Harpers bazar" publikoi listë të 10 qyteteve më të bukura në botë. Ja si duket lista:

Los Anxhelos, 22 janar 2020 (MIA) – Portali “Harpers bazar” publikoi listë të 10 qyteteve më të bukura në botë. Ja si duket lista:

  1. Firencë, Itali

Përderisa Roma e ka titullin “qyteti më i vjetër  në Itali”, Firenca e ka flakën e bukurisë së pastër italiane. Përveç katedrales së Firencës, e cila është shenjë mbrojtëse e veçantë e qytetit,  pjesa që duhet të vizitohet janë galeritë dhe muzeumet  me vepra të  autorëve të njohur botëror.

2. Sankt Peterburg, Rusi

Qyteti “Parisi në lindje” rus është themeluar  nga perandori Pjetri i Madh në shek. 18. Bukuria e tij qëndron në ishujt e shumtë të dallueshëm, avenia e mrekullueshme “Nevski”, kullat e perandorisë së Ermitazh – muzeu i cili përmban  aq shumë vepra artistike që mund ta kaloni tërë jetën  duke shetitur  nëpër sallat e tij dhe asnjëherë të mos shihni gjithçka.

3. Çarlston, Karolina Jugore, SHBA

Këtu për vizitorët të pashmangshme janë “Avenia bateri” dhe rruga “Kalmers” me kalldërma dhe gur gëlqëror. Jeta e gjallë gjithmonë krijon  nevojë nga hapja e  gjtihnjë e më shumë bareve, hoteleve dhe restoraneve.

4. Kejp Taun, Afrika Jugore

Ky qytet bregdetar, në hije të malit Tejbëll dhe i njohur për  pinguinët e shumtë në plazhe, në vitin 2014 është shpallur  kryeqytetiti botëror i disenjit, si lidhje e bukurisë natyrore dhe kreativitetit njerëzor.

5. Brizh, Belgjikë

Rrjeti i kanaleve dhe sheshi kryesor në stilin barok, e bëjnë qytetin  të njohur te turistët.

Vijojnë: Edinburg dhe Lit, Mbretëria e Bashkuar, Xhaipur, India, Kjoto, Japonia, Shefshaven, Maroko dhe Kuinstaun, Zelanda e Re. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close