BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Haris e akuzoi Trampin për situatën me Kovid-19 në SHBA

Kandidatja për nënpresidente të SHBA-së nga demokratët, senatorja Kamalla Haris, e akuzoi presidentin Donalld Tramp për situatën e rëndë me koronavirusin e ri në vend, përderisa mbështetësit e tij thonë se ai po shpëton jetë.

Uashington, 13 gusht 2020 (MIA) – Kandidatja për nënpresidente të SHBA-së nga demokratët, senatorja Kamalla Haris, e akuzoi presidentin Donalld Tramp për situatën e rëndë me koronavirusin e ri në vend, përderisa mbështetësit e tij thonë se ai po shpëton jetë.

“Ai virus i mposhti pothuajse të gjitha vendet, por ekziston arsyeja pse vetëm Amerika e ndjen më fuqishëm nga vendet e tjera të zhvilluara. Shkaku është se që nga fillimi Trampi nuk e kuptoi seriozisht virusin”, deklaroi Haris në konferencën e përbashkët për shtyp me ish-nënpresidentin dhe kandidatin e tanishëm presidencial, Xho Bajdën.

Ky ishte brifingu i tyre i parë për gazetarë në cilësinë e dyshes demokrate, që do të luftojë për Dhomën ovale në zgjedhjet e nëntorit.

“Refuzimi i tij për të vendosur testim, ndryshimi i tij i qëndrimeve lidhur me distancën fizike dhe mbajtja e maskave. Bindja e tij iluzore se ai din më mirë se ekspertët. Ky është shkaku për të cilin në çdo 80 sekonda vdes nga një amerikan nga Kovid-19”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se kur shtetet e tjera i janë referuar shkencës, Trampi ka promovuar mjete çudibërëse të cilat i ka aprë në Foks njus.

“Kur vendet e tjera e drejtonin kurbën, ai fliste se virusi do të kalojë, citoj “magjishëm”. Dhe prandaj kur vendet e tjera u hapën për biznes, çka bëmë ne? Ne duhej sërish të mbyllemi”, theksoi Haris.

Nga Shtëpia e Bardhë tani për tani nuk iu përgjigjën komenteve të Harisit, por reagoi Tim Merto, shef i shtabit zgjedhor të Trampit. Ai deklaroi se presidenti e “udhëhoqi vendin gjatë krizës së koronavirusit dhe e kufizoi hyrjen nga Kina, e më pas edhe nga Evropa”.

“Xho Bajdën kët. e quajti ksenofobi dhe përhapje të frikës. Por e dimë se vendimi i presidentit shpëton mijëra jetë dhe se Xho Bajdën nuk do ta bënte atë. Nëse president do të ishte Bajëni, ne tani do të ishim në situatë shumë më të vështirë”, deklaroi Merto.

Sipas të dhënave të universitetit Xhon Hopkins, SHBA-ja është më e goditura në botë nga pandemia. Deri më tani janë vërejtur mbi pesë milionë persona të infektuar, ndërsa deri mbrëmë vdiqën mbi 165.000 njerëz. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close