0_Magazinë.PortalKuriozitete

Hari dhe Megan fshehurazi blenë shtëpi në Santa Barbara

Princi britanik Hari dhe Megan Markëll janë zhvendosur fshehurazi në shtëpi të re në Santa Barbara, qytezën e modës afër Los Anxhelosit.

Los Anxhelos, 14 gusht 2020 (MIA) – Princi britanik Hari dhe Megan Markëll janë zhvendosur fshehurazi në shtëpi të re në Santa Barbara, qytezën e modës afër Los Anxhelosit.

Sipas një burimi anonim, çifti vendosi për këtë hap sepse paparacët nuk u japin paqe atyre dhe djalit të tyre Arçie në shtëpinë që morën me qira në Los Anxhelos, vendlindjen e Meganit. Burimet thonë se ata u zhvendosën në shtëpinë e re disa javë më parë.

Vendndodhja e saktë e shtëpisë së tyre të re nuk është bërë e ditur, as sa e madhe është, ose sa para kanë paguar për të. Por thuhet se “ata kanë zgjedhur me kujdes shtëpinë dhe se është vendi ku ata planifikojnë të jenë të lumtur, të bëjnë miq dhe të rrisin Arçin”, duke i dhënë mundësinë për të luajtur pa probleme me bashkëmoshatarët e tij.

Zëdhënësi i çiftit konfirmoi se ata ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre të re në muajin korrik. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close