BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Hardalas: Për një javë në Greqi janë regjistruar 961 raste aktive me Kovid-19

Në javën e kaluar janë regjistruar 961 raste aktive shtesë, një numër që është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalas në konferencën e sotme për shtyp duke shtuar se Qeveria vazhdimisht është duke e monitoruar situatën dhe kjo është arsyeja pse "në ditët e kaluara ka ndërmarrë masa shtesë për të ndaluar trendin rritës të rasteve me Kovid-19", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 gusht 2020 (MIA) – Në javën e kaluar janë regjistruar 961 raste aktive shtesë, një numër që është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalas në konferencën e sotme për shtyp duke shtuar se Qeveria vazhdimisht është duke e monitoruar situatën dhe kjo është arsyeja pse “në ditët e kaluara ka ndërmarrë masa shtesë për të ndaluar trendin rritës të rasteve me Kovid-19”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Hardalas në konferencën e rregullt për shtyp i kumtoi edhe të dhënat e fundit për situatën me koronavirusin në Greqi, për testet e kryera në pikat e hyrjes në vend si dhe kontrollet e kryera për respektimin e masave.

“Nga 1 korriku deri më 9 gusht, janë kryer gjithsej 266.111 testime në pikat e hyrjes prej 2,162,251 vizitorëve në vend dhe janë konfirmuar 508 raste. Nga këto, 164 janë akoma aktive, 243 janë kthyer në vendet e tyre të lindjes, ndërsa 101 janë joaktiv dhe mbeten në vend”, theksoi Hardalas.

Lidhur me situatën në Greqi, ai sqaroi se që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 5,623 raste të Kovid-19 nga të cilat 1.424 janë aktive, ndërsa 214 njerëz kanë vdekur.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile i përsëriti edhe masat e reja për kufijtë tokësorë që dje i kumtoi Qeveria greke, gjegjësisht vendosjen nga 17 gusht, të një testi të detyrueshëm për hyrje në Greqi të bërë 72 orë më parë. Ai sqaroi se testi vlen për të gjithë, pavarësisht nëse janë shtetas grekë ose kanë leje qëndrimi greke, me përjashtim të fëmijëve nën 10 vjeç.

Përmes vendkalimit kufitar Kakavias nga Shqipëria në Greqi do të mund në ditë të hyjnë më së shumti 750 persona.

Për mosrespektimin e masës që hyri në fuqi sot dhe parashikon ndalesën për punë nga mesnata deri në 7 të mëngjesit në restorante dhe kafene në pjesë të caktuara të Greqisë, është parashikuar një gjobë prej 10,000 euro.

Lidhur me inspektimet e kryera deri më tani, Hardalas tha se nga 1 korriku deri më 9 gusht janë bërë 69.913 inspektime, janë regjistruar 3.493 shkelje dhe janë shqiptuar 3.822 gjoba në shumën totale prej 1.515.500 euro. sr/ls

Таг
Back to top button
Close
Close