BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Hardalas: Numri i rritur i rasteve me Kovid-19 në Greqi nuk ndodh për shkak të turizmit

Nga numri i tërësishëm i rasteve pozitive prej 1 korrikut, 17 për qind janë te turistët në Greqi, ndërsa të tjerët 83 për qind në brendësi të vendit, deklaroi zëvendësministri për Mbrojte Civile të Greqisë Nikos Hardalas, duke theksuar se numri i rritur i rasteve  nuk ndodh për shkak të turizmit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 18 gusht 2020 (MIA) – Nga numri i tërësishëm i rasteve pozitive prej 1 korrikut, 17 për qind janë te turistët në Greqi, ndërsa të tjerët 83 për qind në brendësi të vendit, deklaroi zëvendësministri për Mbrojte Civile të Greqisë Nikos Hardalas, duke theksuar se numri i rritur i rasteve  nuk ndodh për shkak të turizmit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Përgjegjës është turizmi për trendin e rritur të rasteve që vërehen në vendin tonë? Përgjigjja është kategorikisht jo. Së pari,  sepse në bazë të sistemit PLF, që të gjithë turistët, pa përjashtim e plotësojnë   dhe në botë e para e vendosi Greqia që të realizohen testimet  konkrete,  rastet e regjistruara pozitive të importit janë 615 prej 319.379 analizave të kryera në pikat hyrëse  në vend prej 1 korrikut,  ndërsa përmes të cilave  kanë hyrë gjithsej 2.592.853 persona. Këto 615 raste paraqesin  17 për qind  të 3.666 rasteve të regjistruara nga 1 korriku deri dje. Kjo do të thotë se 83 për qind e rasteve janë në brendësi”, tha zëvendësministri i mbrojtjes civile të Greqisë.

Paralelisht,  kumtoi se përgatiten protokolle speciale për ato të cilët do të kthehen në punë pas pushimeve verore, si dhe për hapje të shkollave dhe fillim të vitit shkollor.

Në konferencën e sotme për shtyp, Hardalas dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Vasilis Kondozaminis, kategorikisht  përgënjeshtruan se në vend fshihen rastet pozitive  ose nuk i kumtojnë rastet. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close