BallkanBallkan.Portal

Haradinaj: Serbia e ka financuar idenë për ndryshimin e kufijve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë është financuar me shuma të mëdha parash, publikoi sot "Koha Ditore".

Prishtinë, 18 tetor 2018 (MIA) – Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë është financuar me shuma të mëdha parash, publikoi sot “Koha Ditore”.

Duke folur para studentëve në Tiranë, Haradinaj ka bërë me gisht në drejtim të shtetit të Serbisë, si sponsorizuese e kësaj agjende, e që fatkeqësisht, sipas tij, ka depërtuar dhe ka gjetur mbështetje edhe në Kosovë.

“Pse duhet të na imponohet një debat i tillë, pasi prej 20 vjetëve Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Edhe unë nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime me popullin tim për t’i treguar se ku qëndron e vërteta”, ka theksuar kryeministri Haradinaj, në Tiranë.

Gazeta publikoi se ideja për ndryshimin e kufijve ka mbështetje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj thotë se presidenti i Kosovës ka të drejtë ta zhvillojë politikën e jashtme të vendit, por të mos bisedojë me askënd për territorin dhe kufijtë. sn/shk/10:14

 

Таг
Back to top button
Close
Close