0_Maqedoni.PortalLajme nga komunatSektori civilShoqëri

Haradinaj qëndroi në Çarshinë e Shkupit, pritet nga zyrtarë të BDI-së

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shkup. Ai është pritur nga zyrtarë të lartë të BDI-së si dhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Ata kanë vizituar Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skënderbeu në Shkup

Shkup, 23 shkurt 2020 – Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shkup. Ai është pritur nga zyrtarë të lartë të BDI-së si dhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Ata kanë vizituar Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Lajmin në profilin e tij në Fejsbuk e ka bërë të ditur, kryetari i Çairit, Visa Ganiu.

”Sot, kisha kënaqësinë të pres për vizitë ish kryeministrin e Kosovës, njëherësh dhe mikun tim Ramush Haradinaj. Në një takim krejt joformal dhe miqësorë me të cilin vizituam Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si një ndër pjesët më tradicionale dhe vendin i cili reflekton pasurinë tonë kulturore e turistike. Vizituam bashkë edhe Sheshin Skënderbeu, qëndruam për ca momente para mozaikut, në të cilin i gjejmë të gravuara personalitetet më të shquara të kombit. Në mesin e tyre edhe komandant Luan Haradinaj. Me emocion dhe krenari, si sot qëndrojmë gjithmonë të përulur para veprës së tyre të madhe kombëtare”, është shprehur Ganiu. fab/

Back to top button
Close
Close