BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Haradinaj pret që Kuvendi i Kosovës nesër të votojë qeverinë e re

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj pretendon se sot mund të pritet publikimi përfundimtar i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin presidentit të shtetit, Hashim Thaçit i është dhënë e drejta që t'ia japë mandatin Abdullah Hotit nga lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 1 qershor 2020 (MIA) – Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj pretendon se sot mund të pritet publikimi përfundimtar i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin presidentit të shtetit, Hashim Thaçit i është dhënë e drejta që t’ia japë mandatin Abdullah Hotit nga lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nëse kjo ndodh, pretendon Haradinaj, që nesër mund të mbahet seanca e Kuvendit për ta votuar propozimin e Hotit për një qeveri të re, në të cilën, sipas marrëveshjes së dakorduar paraprakisht, përveç LDK-së dhe AAK-së, do të marrë pjesë Nisma Socialdemokrate “Nisma) e Fatmir Limaj, si dhe partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe (LS) dhe partitë parlamentare të komuniteteve etnike pakicë.

Sipas ish-kryeministrit, mundësitë për mbledhjen e një seance të Parlamentit nesër janë realiste, në të cilën do të zgjidhet një qeveri e re, pasi aktuales, e udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosja (VV), Albin Kurti, iu votua mosbesimi më 25 mars, pas të cilës më 30 prill Thaçi i dha mandatin LDK-së si partia e rangut të dytë në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

“Unë besoj se tani është koha kur Gjykata mund ta publikojë vendimin, i cili do t’i hapte rrugën procedurës, sepse mbeti vetëm çështja e procedurës. Dita e nesërme është një afat realist, përveç nëse ka vonesë në njoftimin zyrtar të vendimit, tha Haradinaj për mediat gjatë vizitës së tij sot në komunën e Suharekës.

Haradinaj i publikoi edhe emrat e ministrave të partisë së tij, të cilët në kabinetin e Hotit do t’i kryesojnë resoret e zhvillimit ekonomik, mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (Blerim Kuçi), Punëve të Jashtme (Meliza Haradinaj), Arsimit (Ram Lika) dhe Drejtësisë (Selim Selimi). , ndërsa Zëvendëskryeministër nga AAK-së do të jetë Besnik Tahiri. ls/ab/

Back to top button
Close
Close