BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Haradinaj: Kosova është e gatshme që t’i ndihmojë Turqisë me njësite operacionale të FSK-së

- Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme që t'i ndihmojë Turqisë në rajonet e prekura nga tërmeti i fuqishëm me ndihmë humanitare dhe me angazhim të njësiteve operative të Forcave të saja të Sigurisë (FSK), informon korrespondenti i  MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 25 janar 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme që t’i ndihmojë Turqisë në rajonet e prekura nga tërmeti i fuqishëm me ndihmë humanitare dhe me angazhim të njësiteve operacionale të Forcave të saja të Sigurisë (FSK), informon korrespondenti i  MIA-s nga Prishtina.

Përmes një postimi në faqen e tij në Fejsbuk, ku shprehu keqardhje për viktimat dhe të lënduarit në tërmet, Haradinaj porositi se në këtë tragjedi Kosova qëndron përkrah Turqisë.

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, shkroi Haradinaj. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close