BallkanBallkan.Portal

Haradinaj dha dorëheqje nga vendi i liderit në parti

Ramush Haradinaj para disa muajve dha dorëheqje nga pozicioni i funksionit si kryeministër, ndërsa tani edhe nga vendi i liderit në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Prishtinë, 12 janar 2020 (MIA) – Ramush Haradinaj para disa muajve dha dorëheqje nga pozicioni i funksionit si kryeministër, ndërsa tani edhe nga vendi i liderit në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë veprim, Haradinaj thotë se e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj theksoi se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Thotë se këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi që ka 100 kundërkandidatë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit 2019 shpalli zgjedhjet e reja të brendshme. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close