BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vlerësoi se Albin Kurti i është dorëzuar serbëve me vendimin për ta suspenduar takësn ndaj importit të lëndëve të para nga Serbia dhe BeH.

Prishtinë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vlerësoi se Albin Kurti i është dorëzuar serbëve me vendimin për ta suspenduar takësn ndaj importit të lëndëve të para nga Serbia dhe BeH.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, shkroi Haradinaj në Fejsbuk.

Haradinaj vendosi taksën në kohën sa ishte kryeministër ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për shkak të lobimit të Serbisë për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. ab/

 

 

Back to top button
Close
Close