0_Web_AktualeKorrespondentë MKDTemë

Hapja e kufirit do ta gjallërojë Dibrën

Banorët e dy anëve të kufirit maqedonaso-shqiptar, por edhe pronarët e objekteve të veprimtarisë tregtare, hoteliere dhe ndonjë veprimtarie tjetër shërbyese, e presin me padurim vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për çeljen e kufirit, pasi që më 1 qershor këtë e bëri Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Dibër, 3 qershor 2020 (MIA) – Banorët e dy anëve të kufirit maqedonaso-shqiptar, por edhe pronarët e objekteve të veprimtarisë tregtare, hoteliere dhe ndonjë veprimtarie tjetër shërbyese, e presin me padurim vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për çeljen e kufirit, pasi që më 1 qershor këtë e bëri Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Me çeljen e kufirit dibranët presin që sërish të jetësohet veprimtari tregtare dhe veprimtaritë tjera shërbyese, meqë banorët e fshatrave kufitare shqiptare, si dhe maqedonasit e rajonit të Gollo Bërdos, për shkak të afërsisë vijnë këtu rregullisht për shopin, zbukurim, relaksim, por edhe për punë.

– Çelja e kufirit gjithsesi do të kontribuojë që të jetësohet sërish tregtia dhe veprimtaria shërbyese në qytet. Vlerësimi është se madje gjysmën e qarkullimit e bëjnë pikërisht qytetarët shqiptarë të brezit kufitar, ndërsa këtu vijnë edhe për shërbime stomatologjike dhe shërbime të tjera shëndetësore, në floktari, berber, riparim të automobilave, furnizim të karburantit. Nuk janë të rrallë edhe ata që për shkak të afërsisë në objektet hoteliere vijnë edhe për drekë ose darkë me miqtë e tyre, po madje edhe në shitje dhe për një kafe, shprehen nga oda rajonale ekonomike.

Këtë e konfirmojnë edhe pronarët e bizneseve, të cilët për shkak të mospunës në periudhën e kaluar për shkak të pandemisë me KOVID-19 pësuan humbje të madhe.

Për shopin të përditshëm në Dibër, ku furnizohen me gjithçka, po madje edhe me ilaçe, material të farave dhe preparate për bujqësi, përveç banorëve nga Peshkopia, Bulqiza, Maqellari, Pocesta, vijnë edhe maqedonasit e Gollo Bërdos, të cilët i takojnë qarkut të Peshkopisë. Në numër më të madh janë gjithsesi të shtunave, kur është ditë tregu në Dibër.

Ata, gjithashtu, qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut edhe si punëtorë sezonal, veçanërisht në ndërtimtarinë, meqë janë mjeshtër të famshëm në ndërtimin me gurë.

– Neve, maqedonasve nga Gollo Bërda, e cila përfshin 22 fshatra, na vjen shumë afër të bëjmë pazarin në Dibër, sesa në Bulqizl ose të themi Peshkopi. Me përurimin e vendkalimit Xhepishtë-Trebishtë, disa vite më parë, si dhe rrugën e asfaltuar që na lidhë, për më pak se gjysmë orë, vijmë në Dibër, për dallim nga rruga deri në Bulqizë ose Librazhd, e cila është e mundimshme dhe nevojitet udhëtim disaorësh. Këtu blejmë gjithçka që na nevojitet. Banorët tanë janë të famshëm për mjeshtërinë në ndërtimin me gurë, ndaj janë shumë të kërkuar. Tani sërish do të mund të sigurojmë ekzistencën në Maqedoni, shprehet Ylli Halilaj nga fshati Trebishtë dhe kryetar i degës së shoqatës maqedonase “Ilinden”.

Njëherësh edhe dibranët udhëtojnë shpesh, në të shumtën e rasteve në Maqellarë dhe Peshkopi, gjithashtu për të bërë pazarin, ndërsa edhe të parët edhe të dytët për shkak të lidhjes farefisnore shkojnë në gëzime shtëpiake ose në vizita të thjeshta.

Duhet të përmendet se qarku i Peshkopisë, ku jetojnë mbi 200.000 banorë, mbeti i paprekur nga virusi korona. Deri tani në këtë zonë nuk është regjistruar asnjë rast.

Shqyrtimi i mundësisë për çeljen e kufijve para do kohë nga shefi i diplomacisë shqiptare Gent Cakaj kërkoi deputeti i vetëm i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian në Parlamentin shqiptar, Vasill Sterjovski në seancën onlajn të komisionit parlamentar për integrim evropian.

– Mbyllja e kufijve dëmtoi të gjithë qytetarët shqiptarë, por në veçanti bashkësia maqedonase është shumë e dëmtuar në aspektin ekonomik meqë, siç e dimë, ajo tradicionalisht jeton në zonat kufitare me Republikën e Maqedonisë. Konkretisht, shumica e banorëve të bashkësisë maqedonase nuk janë të punësuar dhe shumica merren me punë sezonale, veçanërisht në Republikën e Maqedonisë. Flas për zonën e Prespës, Komunën e Pustecit dhe zonën e Gollo Bërdos sot në Komunën e Bulqizës. Kaluan tre muaj qëkur janë mbyllur kufijtë dhe njerëzit janë të papunë, tha Sterjovski.

Ai kërkoi nëse kjo situatë vazhdon me mbylljen e kufijve, së paku të shqyrtohet mundësia që banorët e bashkësisë maqedonase në zonat kufitare të mund të hyjnë për të punuar në Maqedoni, për shkak se punojnë në zonat kufitare maqedonase, në Resnjë, në Dibër, në Ohër. Shtoi se është pozitiv fakti që në Komunën e Pustecit, në zonën e Gollo Bërdos në Komunën e Bulqizës “në gjithë këtë gjendje me pandeminë, nuk kemi asnjë rast të infektuar me virusin korona”.

Ministri Cakaj tha se me kolegun e tij maqedonas Dimitrov, në gjithë këtë periudhë është në komunikim të përditshëm dhe gjithsesi mes tjerash, kanë biseduar edhe për mundësinë e çeljes së kufijve.

– Duhet të merret parasysh se çelja e kufijve duhet të bëhet me kujdes dhe në përputhje me të gjitha nevojat për mirëmbajtjen e shëndetit dhe parandalimin e pandemisë. Duhet të sqarohet se mbyllja e kufijve nuk ka shkaktuar dëm vetëm për minoritetin maqedonas. Kjo me të vërtetë reflektohet në nivel të përgjithshëm, jo vetëm në nivel kombëtar në Shqipëri, por kudo që kemi pasur mbyllje të përgjithshme, bllokim të aktiviteteve të ndryshme ekonomike si rezultat i virusit korona. Prandaj, nuk duhet të shikojmë vetëm nga perspektiva etnike, por duhet ta shikojmë si pasojë e pashmangshme nga situata në të cilën të gjithë jemi të pakënaqur në mënyrë të barabartë, tha Cakaj.

Ndryshe, në dy vendkalimet kufitare në Dibër “Bllato” dhe Xhepisht-Trebisht, frekuencë më të madh të udhëtarëve dhe automjeteve ka gjatë periudhës verore. Në “Bllato” për shkak të shkuarjes së qytetarëve maqedonas për pushim në bregdetin shqiptar, ku mesatarisht brenda vitit qëndrojnë 100 deri 150.000. Në vendkalimin e dytë kufitar, që është i karakterit lokal dhe mund të kalojnë vetëm banorë të Dibrës dhe Gollo Bërdos, frekuencën e rrisin gëzimet shtëpiake, që bëhen kryesisht në periudhën verore, si dhe ardhja e banorëve të Gollo Bërdos nga vendet ku punojnë.

Vera Todorovska

Back to top button
Close
Close