0_Maqedoni.PortalShoqëri

Hapet Konferenca ndërkombëtare akademike e 15-të për integrime evropiane në Amerikan Kolexh në Shkup

Në Universitetin Amerikan Kolexh, Shkup sot u mbajt Konferenca ndërkombëtare akademike e 15-të me temë "Ndryshimet klimatike: Sfida dhe ndërtime". Në konferencën e cila u mbajt onlajn, në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli.

Shkup, 21 maj 2020 (MIA) – Në Universitetin Amerikan Kolexh, Shkup sot u mbajt Konferenca ndërkombëtare akademike e 15-të me temë “Ndryshimet klimatike: Sfida dhe ndërtime”. Në konferencën e cila u mbajt onlajn, në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli.

Kryesuesja e konferencës, profesoresha universitare Miodraga Stfanova Petkovska e theksoi leksionin të cilin njerëzimi e mësoi nga pandemia e koronavirusit.

“Edhe pse bota u ballafaqua me krizë me përmasa të mëdha, njerëzimi mësoi se izolimi nuk do të thotë të jesh vetëm. U përkujtuam edhe në rëndësinë e qiellit të pastër, ajrit të pandotur dhe rrugëve të liruara prej trafikut të komunikacionit dhe të lira për këmbësorët dhe biçikletat. Me këtë, në një mënyrë unike, pandemia e koronavirusit na mësoi t’i japim mundësi gjelbërimit”, theksoi ajo.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski e potencoi lidhjen midis pandemisë dhe ndryshimeve klimatike.

“Koronavirusi çoi drejt ngadalësimit, diku edhe ndalimit të plotë të industrisë, prodhimit, transportit në shumë vende në botë. Në afat të shkurtër, kjo ka efekt pozitiv ndaj mjedisit jetësor. “Oksford analitika” vlerëson se “emetimet e dioksid karbonit dukshëm do të zvogëlohen në vitin 2020 si rezultat i ndërprerjes së vazhduar të shumë aktiviteteve ekonomike”. Satelitet e NASA-s dhe të Agjencisë evropiane të Kozmosit konfirmuan se, vetëm në rastin me Republikën Popullore të Kinës, niveli i nitrogen dioksidit (NO2) është zvogëluar për 40 për qind.

Sipas Pendarovskit këto të dhëna i konfirmojnë pa mëdyshje dy gjëra. Fillimisht, se njeriu është përgjegjës për emetimin e dioksid karbonit në atmosferë. Së dyti, se natyra akoma mundet për kohë të shkurtër relative ta kthejë një pjesë të balancës së prishur.

“Kuptohet, nëse këtë ia lejojmë. Derisa karburantet fosile janë zemra e sistemit energjetik global, ne do të kemi model ekonomik të paqëndrueshëm të rritjes dhe zhvillimit. Prandaj, zhvillimi ynë ekonomik dhe tekniko-teknologjik duhet të bëhet neutral në aspektin klimatik”, theksoi ai.

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në fjalimin e tij e theksoi mundësinë që sfida klimatike të shndërrohet në mundësi klimatike.

“Rëndësia e Marrëveshjes evropiane të gjelbër për adresimin e ndryshimeve klimatike është e madhe dhe prandaj ky dokument është njohur si strategjia e re për zhvillimin e Bashkimit Evropian. Dedikohet që të kontribuojë drejt adresimit të ndryshimeve klimatike në më shumë nivele – nga aktivitetet në bashkësinë e biznesit, përmes ndryshimeve individuale dhe shoqërore drejt intervenimeve ekonomike relevante si krijimi i vendeve të reja të punës”, tha ai.

Ambasadori e theksoi edhe rolin e vendit tonë në agjendën e përbashkët të gjelbër.

“Koronavirusi e ngriti vetëdijen për solidaritet dhe përgjigje të përbashkët pasi solidariteti dhe bashkësia është baza e zhvillimit të BE-së”, theksoi ambasadori Zhbogar.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Makraduli e theksoi nevojën e një marrëveshje të re të gjelbër për Maqedoninë.

“Derisa realiteti i Kovid 19 na mësoi për pikat tona të dobëta dhe rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit, aktivitetet klimatike u bënë luks. Por përmes lidershipit të fuqishëm, bashkëpunimit gjeopolitik dhe institucioneve stabile mësuam se duhet të investojmë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën”, tha ai.

Krahas pjesëmarrësve të vendit, në konferencë fjalime patën edhe shkencëtarë dhe studiues të më shumë vendeve, të cilët i prezentojnë punimet me tema lidhur me ndryshimet klimaterike. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close