0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Hapen linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk sot publikoi se janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk sot publikoi se janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore.

“Me rëndësi të madhe është që seriozisht t’i kuptojmë mirëqenien dhe shëndetit tonë mental të fëmijëve tanë dhe të kërkojmë mbështetje. Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe në partneritet me Klinikën Universitare për Psikiatri janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore”, theksoi ministri.

Linjë për mbështetje psikologjike për adoleshentët dhe prindërit e tyre – 078/378-729, linjë për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara – 070/291-574, që funksionin nga ora  9:00 deri në orën 16:00 çdo ditë pune, dhe linjë telefonike për fëmijë të moshës shkollore, prindër të fëmijëve dhe moshës parashkollore dhe shkollore – 072/912-676, që punon çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në orën 19.00. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close