0_Sport,PortalTë Tjera

Hamilton për vdekjen e Kobit: Kemi humbur një prej sportistëve më të mëdhenj në histori

Ish-pilotët dhe ata aktualë në Formula 1 kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit legjendar Kobi Brajant. Hamilton e quajti Brajant një prej sportistëve më të mëdhenj në histori.

Londër, 27 janar 2020 (MIA) – Ish-pilotët dhe ata aktualë në Formula 1 kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit legjendar Kobi Brajant. Hamilton e quajti Brajant një prej sportistëve më të mëdhenj në histori.

Luis Hamilton: Me trishtim mësova se kemi humbur një prej sportistëve më të mëdhenj në histori. Personalitet i cili ishte inspirim për aq shumë njerëz – duke më përfshirë edhe mua. Thellë më vjen keq për familjen e tij dhe nga të gjithë njerëzit për të cilët ai ishte shembull. Le të prehen në paqe Kobi së bashku me vajzën e tij.

Xhenson Baton: Prehu në paqe, Kobi. Ti ishte një prej sportistëve të cilët asnjëherë nuk kanë jetuar në Tokë. Ngushëllimi im deri tek familja e tij dhe të gjithë të afërmit e tij e kanë humbur jetën në këtë aksident të tmerrshëm.

Lando Noris: Prehu në paqe. Ngushëllimi im deri tek familja e Kobit dhe të afërmve të viktimave në këtë aksident.

Felipe Masa. Me të vërtetë një ditë e pikëlluar për sportin. Zoti i bekoftë familjet dhe miqtë tuaj.

Serhio Perez: Prehu në paqe legjendë!.

Shumë ekipe tjera dhe pilotë nga Formula 1 gjithashtu shprehën ngushëllime. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close