BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Hamasi gjuajti raketa nga Rripi i Gazës në Detin Mesdhe

Anëtarët e Hamasit sot nga Rripi i Gazës gjuajtën raketa në Detin Mesdhe. Sipas dëshmitarëve okularë, Hamasi gjuajti tetë raketa, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme palestineze ky është një "veprim rezistence".

Gazë, 10 gusht 2020 (MIA) – Pjesëtarë të Hamasit sot nga Rripi i Gazës gjuajtën raketa në Detin Mesdhe. Sipas dëshmitarëve okularë, Hamasi gjuajti tetë raketa, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Palestinës ky është një “akt rezistence”.

Një përfaqësues anonim i Hamasit deklaroi që raketat  janë porosi për Izraelin se organizatat e armatosura në Rripin e Gazës, të cilat janë përballur me agresion nga Izraeli, nuk do të heshtnin.

Javën e kaluar tre herë janë lëshuar aeroplanë me materiale të ndezshme nga Rripi i Gazës në Izrael, ndërsa ushtria izraelite u përgjigj me sulme ndaj pozicioneve të Hamasit.

Izraeli dhe Hamasi deri më tani kanë luftuar tre herë në 2008, 2012 dhe 2014. Edhe krahas marrëveshjes për armëpushimi të arritur vitin e kaluar të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, të dy palët janë përplasur në mënyrë sporadike. Ekstremistët e Gazës gjuajnë raketa, ndërsa Izraeli përgjigjet kryesisht me sulme ajrore.

Sipas analistëve palestinezë sulmet nga Rripi i Gazës shpesh synojnë presionin e Izraelit për ta aprovuar ndihmën financiare nga Katari.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, para pandemisë me koronavirusin e ri 53 përqind e banorëve të Rrip të Gazës kanë jetuar nën kufirin e varfërisë, dhe tani shkalla e tyre është rritur në 64. Në Rripin e Gazës janë regjistruar 78 persona të infektuar dhe një vdekje. ls/sn/

 

Таг
Back to top button
Close
Close