0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Hamasi e refuzoi planin paqësor të Trampit

- Lëvizja palestineze Hamas sot e mbështeti presidentin palestinez Mahmud Abas dhe vendimin e tij që ta refuzojë planin e presidentit amerikan Donald Tramp për Lindjen e Afërt.

Gazë, 28 janar 2020 (MIA) – Lëvizja palestineze Hamas sot e mbështeti presidentin palestinez Mahmud Abas dhe vendimin e tij që ta refuzojë planin e presidentit amerikan Donald Tramp për Lindjen e Afërt.

Lideri i Hamasit, Ismail Hania deklaroi se ky grup, i cili është në pushtet në Rripin e Gazës, e mbështet “pozicionin e fuqishëm” të Abasit dhe e hedh poshtë planin paqësor të Shtëpisë së Bardhë.

Hania iu bëri thirrje të gjithë fraksioneve palestineze që ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të bashkohen kundër planit të Trampit, informuan mediet amerikane.

Abasi paralajmëroi mbledhje urgjente në Bregun Perëndimor, pas publikimit të planit të Trampit, ku u ftuan edhe përfaqësuesit e Hamasit.

Plani i Trampit për Lindjen e Afërt bën thirrje për krijimin e shtetit palestinez me kryeqytet në Jerusalemin Lindor, por nga palestinezët kërkohet që t’i pranojnë kushtet të cilat paraprakisht nuk ishin të gatshëm që t’i shqyrtojnë, siç janë lagjet hebraike në Bregun Perëndimor. fc/

Back to top button
Close
Close