BotëBotë.PortalUncategorized

Hamas e përshëndeti sulmin në Jerusalem në të cilin u lënduan 14 persona

Lëvizja palestineze Hamas, e cila është në pushtet në Rripin e Gazës e përshëndeti sulmin në Jerusalem në të cilin u lënduan 14 persona dhe e konsideron atë si një përgjigje ndaj planit paqësor të presidentit Donald Tramp për Lindjes e Mesme

Jerusalem, 6 shkurt 2020 (MIA) – Lëvizja palestineze Hamas, e cila është në pushtet në Rripin e Gazës e përshëndeti sulmin në Jerusalem në të cilin u lënduan 14 persona dhe e konsideron atë si një përgjigje ndaj planit paqësor të presidentit Donald Tramp për Lindjes e Mesme.

Policia izraelite sot kumtoi se është duke e udhëhequr hetimin për “sulmin terrorist”, pasi një automjet goditi një turmë njerëzish në Jerusalem me ç’ rast u lënduan 14 persona.

“Operacioni për rezistencë në qendër të Jerusalemit të okupuar është përgjigja e popullit tonë për planin e Trampit për shkatërrim”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Hamasit, Hazem Kasem.

Midis 14-të të lënduarve, 12 janë ushtarë izraelitë. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close