0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Hakohet faqja e Regjistrit Qendror në Fejsbuk

Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se faqja e tyre në rrjetin social Fejsbuk është hakuar dhe lut që përmbajtjet që do të publikohen në faqen e tyre, qytetarët t'i injorojnë, pasi siç thonë, "nuk është qëndrimi i tyre".

Shkup, 12 janar 2020 (MIA) – Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se faqja e tyre në rrjetin social Fejsbuk është hakuar dhe lut që përmbajtjet që do të publikohen në faqen e tyre, qytetarët t’i injorojnë, pasi siç thonë, “nuk është qëndrimi i tyre”.

“Faqja në Fejsbuk është e krijuar që para 10 vitesh nga personi Emil Jakimovski në kohën kur ai ka qenë udhëheqës i Sektorit për marketing dhe marrëdhënie me opinionin. Regjistri Qendror dyshon se ky person qëndron pas postimeve të cilët u paraqitën në faqen e rrjetit social Fejsbuk ditën dhe natën e kaluar”, theksohet në komunikatën e Regjistrit qendror.

Ky rast, siç theksojnë, do të lajmërohet në Sektorin për krim kompjuterik pranë MPB-së dhe njëherësh apelojnë deri te organet kompetente të hetojnë rastin. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close