0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Hakimi do të kthehet në Real Madrid

Ashraf Hakimi do të kthehet në Real Madrid, deklaroi agjenti i lojtarit, Alehandro Kamano.

Dortmund, 23 maj 2020 (MIA) – Ashraf Hakimi do të kthehet në Real Madrid, deklaroi agjenti i lojtarit, Alehandro Kamano.

Marokieni në këtë moment është në huazim në Borusia Dortmund, por huazimi i tij skadon këtë vit.

Gjatë disa ditëve të fundit, ka informata se Interi i ka dhënë ofertë lojtarit, por agjenti ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk ka ofertë të tillë, Ashraf do të kthehet në Real Madrid”, tha ai.

Për futbollistin 21-vjeçar, të interesuar janë edhe Çellsi, Totenhem, Arsenal, Juventus dhe Bajerni i Munihut. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close