BotëBotë.Portal

Hakerët me siguri të afërt me Qeverinë iraniane kanë tentuar të hyjnë në postën elektronike të stafit të OBSH-së

Hakerët me siguri të afërt me Qeverinë iraniane kanë tentuar të hyjnë në postën elektronike të stafit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë të koronavirusit të ri, deklaruan për mediat perëndimore, burime të informuara me këtë rast.

Gjenevë, 2 prill 2020 (MIA) – Hakerët me siguri të afërt me Qeverinë iraniane kanë tentuar të hyjnë në postën elektronike të stafit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë të koronavirusit të ri, deklaruan për mediat perëndimore, burime të informuara me këtë rast.

Sulmet janë shembull për atë sesi OBSH dhe organizatat e tjera globale u bënë shënjestra të sulmeve digjitale pasi hakerët kërkojnë informacione rreth pandemisë. Deri në fund të marsit, sulmet digjitale kundër agjencisë shëndetësore të KB ishin dyfishuar në krahasim me fillimin e krizës së koronavirusit.

“Ne kemi parë sulme që duket se janë nga hakerët të mbështetur nga Qeveria iraniane, duke synuar organizatat ndërkombëtare shëndetësore kryesisht përmes ‘fishing'”, tha një burim që punon për kompani teknologjike që monitoron veprimtarinë e krimit kibernetik dhe për sulmet mbi OBSH-në.

Zëdhënësi i OBSH-së tha që organizata nuk beson se përpjekja ishte e suksesshme.

Irani e ka mohuar involvimin. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close