0_Magazinë.PortalSkena

Hajdi Kllum kërkon t’i dërgojë fëmijët në Gjermani

Hajdi Kllum kërkoi t'i dërgojë katër fëmijët e saj në Gjermani me procedurë urgjente, pasi që babai i tyre, këngëtari Sill nuk dha leje për këtë.

Los Angjelos, 21 gusht 2020 (MIA) – Hajdi Kllum kërkoi t’i dërgojë katër fëmijët e saj në Gjermani me procedurë urgjente, pasi që babai i tyre, këngëtari Sill nuk dha leje për këtë.

Supermodelja gjermane në kërkesën drejtuar instancave gjyqësore thekson se ish-bashkëshoirti i saj, Henri Semjuell – Sill nuk e ka lejuar t’i marrë fëmijët në atdheun e saj për shkak të shqetësimit rreth koronavirusit. Ata të dy kanë katër fëmijë: Leni (16), Henri (14), Johan (13) dhe Lu (10).

“Unë jam mirë e njoftuar me të gjitha masat e domosdoshme të kujdesit lidhur me virusin Kovid-19 dhe asnjëherë nuk do t’i vendosja fëmijët në rrezik. I ndërmora të gjitha masat e kujdesit për në Gjermani, në mënyrë të njejtë siç e bëj këtë në SHBA”, shkroi Kllum në dokument.

Hajdi Kllum dhe Sill ishin të martuar prej vitit 2005 deri në ndarjen e tyre në vitin 2014. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close