BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Haftari në takime me Dendiasin dhe Micotakisin në Athinë

- Nën masa të rrepta të sigurisë, në fshehtësi të rreptë, pa u paralajmëruar zyrtarisht vizita, mbrëmë vonë në Athinë arriti lideri i Armatës Nacionale të Libisë, gjenerali Kalifa Haftar, ndërsa sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, si dhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 17 janar 2020 (MIA) – Nën masa të rrepta të sigurisë, në fshehtësi të rreptë, pa u paralajmëruar zyrtarisht vizita, mbrëmë vonë në Athinë arriti lideri i Armatës Nacionale të Libisë, gjenerali Kalifa Haftar, ndërsa sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, si dhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas arritjes në kryeqytetin grek, mbrëmë, në hotelin ku po qëndron, mbajti takim privat me shefin e diplomacisë greke.

“Para pak kohësh në Athinë e prita liderin e Armatës Nacionale të Libisë, gjeneralin Kalifa Haftar”, shkroi Dendiasi në rrjetet sociale dhe publikoi një fotografi nga takimi.

Sipas informacioneve jozyrtare, në mëngjes Haftari dhe Dendiasi do të mbajnë takim në MPJ-në greke, ndërsa siç informojnë burime qeveritare greke në orën 13 sipas kohës lokale, gjenerali libian do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis në Parlamentin grek.

Lideri i Armatës Nacionale të Libisë në Athinë arrin në vigjilje të konferencës në Berlin ku do të bisedohet për situatën në Libi, ndërsa në të cilën Greqia nuk është ftuar që të marrë pjesë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close