BotëBotë.Portal

Haftar shpalli mobilizim të përgjithshëm kundër trupave të huaj

Komandanti i Armatës kombëtare libiane, Kalifa Haftar ka shpallur mobilizim të përgjithshëm për luftë kundër agresionit të jashtëm, pasi Turqia paralajmëroi se mundtë sistemojë trupa në Libi në kërkesë të Tripolit, njofton televizioni Al Arabia.

Kajro, 4 janar 2019 (MIA) – Komandanti i Armatës kombëtare libiane, Kalifa Haftar ka shpallur mobilizim të përgjithshëm për luftë kundër agresionit të jashtëm, pasi Turqia paralajmëroi se mundtë sistemojë trupa në Libi në kërkesë të Tripolit, njofton televizioni Al Arabia.

“Beteja për Tripolin është nga fundi. Askush nuk duhet të dyshojë se kryeqyteti do të lirohet. Ne e pranojmë sfidën dhe e paralajmërojmë luftën dhe mobilizimin e përgjithshëm kundër të gjithë trupave të cilët do të dërgohen në vendin tonë”, ka thënë Haftar.

Parlamenti turk paraprakisht solli ligj i cili lejon që qeveria të sistemojë ushtarë në Libi, ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan disa herë përsëriti se Turqia është e gatshme të sistemojë trupa në Libi në kërkesë të Tripolit.

Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes më 28 nëntor.

Libia për momentin ka dy pushtete ekzekutive – qeverinë e njohur ndërkombëtarisht për bashkim kombëtar të kryeministrit Fajez al-Saraj në Tripoli dhe qeverinë  e përkohshme të Abdulla al-Tanit në lindje të vendit, së bashku me parlamentin e zgjedhur, të mbështetur nga Armata kombëtare libiane e Haftar. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close