EvropëEvropë.Portal

Hafington Post: Edhe “moda e shpejtë” me humbje të mëdha për shkak të Kovid-19

Pas 20 vjet fitimesh të mëdha e ashtuquajtura "modë e shpejtë" pëson humbje të mëdha dhe prodhuesit si H&M e Suedisë, "Zara" e Spanjës, P"aul & Bear", "Stradivarius" mbyllin mijëra dyqane në të gjithë botën. Pa punë mbesin edhe në vendet e zhvilluara edhe punëtorët në vendet e varfra, publikoi "Hafington Post".

Romë, 14 korrik 2020 (MIA) – Pas 20 vjet fitimesh të mëdha e ashtuquajtura “modë e shpejtë” pëson humbje të mëdha dhe prodhuesit si H&M e Suedisë, “Zara” e Spanjës, P”aul & Bear”, “Stradivarius” mbyllin mijëra dyqane në të gjithë botën. Pa punë mbesin edhe në vendet e zhvilluara edhe punëtorët në vendet e varfra, publikoi “Hafington Post”.

Sipas vlerësimeve të “Biznes dhe mode” (The Business & Fashion), industria globale e modës, veshjeve dhe këpucëve do të pësojë humbje midis 25 dhe 30 për qind për shkak të pandemisë dhe krizës. Ajo industri në nivel global, fiton 2.5 mijë miliardë në vit.

Kësaj i shtohet fakti që moda e lirë e globalizuar prodhohet në pjesë të largëta të botës, gjë që gjatë pandemisë së koronavirusit kontribuoi në ndërprerjen e komunikimit.

“Kovid-19 zbuloi vetëm probleme me prodhimin e rrobave të shpejta, ku nuk u shkon mirë për një kohë të gjatë. Ka shumë prodhim, nuk është i qëndrueshëm për planetin,” deklaroi për gazetën Danilo Venturi, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për dizajnimin dhe marketingun e modës “Polimoda”. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close