BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guvernatori i Nju-Jorkut kërkon nga Trampi që ta pranojë se e ka mohuar seriozitetin e virusit korona

- Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo e kritikoi presidentin amerikan Donald Tramp për "mohimin e fakteve shkencore" gjatë kohës së pandemisë së virusit korona dhe kërkoi nga ai që ta pranojë se virusi paraqet kërcënim.

Nju-Jork, 2 korrik 2020 (MIA) – Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo e kritikoi presidentin amerikan Donald Tramp për “mohimin e fakteve shkencore” gjatë kohës së pandemisë së virusit korona dhe kërkoi nga ai që ta pranojë se virusi paraqet kërcënim.

Kuomo tha se gjënë e parë që Trampi duhet ta bëjë është “ta thotë të vërtetën”, transmeton Si-En-En.

“Pranojeni se nuk keni të drejtë. Kjo nuk është pranim. Të gjithë e dinë se nuk kishit të drejtë. Kjo nuk ju kushton asgjë. Të paktën keni guxim që ta pranoni atë që të gjithë tashmë e dinë. Ju nuk kishit të drejtë”, tha Kuomo.

Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit Tramp që të fillojë të bart maskë, duke porositur: “Nëse dëshironi të bëni një hap të lehtë që do të dërgojë porosi të fuqishme, vendosni maskë”.

Kuomo e kritikonte “mungesën e lidershpipit të Trampit gjatë pandemisë”, duke theksuar se presidenti e ka injoruar seriozitetin e virusit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close